Kryesia e Foltores ose minuesja e opozitës shqiptare!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Para dy ditësh u zhvilluan zgjedhjet për kryesinë e Foltores. Lëvizja e Sali Berishës e quajtur Rithemelimi do të mbetet në historinë e opozitarizmit si “minuesja” e opozitës shqiptare. Sali Berisha që mbas 9 Shtatorit tregoi qartë para opinionit publik vendas dhe të huaj, se lëvizja e tij është thjeshtë për qëllime personale për ta përdorur politikën dhe PD-në, për shkak të Non-gratës të Departamentit të shtetit. Në këtë lëvizje në të cilën Berishën e mbështetën shumë ish-bashkëpunëtorë të tij në 30 vite, të cilët Zoti Blinken i quan “mbështetësit e Berishës”, morën pjesë ish-drejtorë, ish-ministra, ish-nëpunës që kanë ndikuar në minimin e demokracisë në 30 vite dhe të PD-së së qendrës së djathtë.

Në këtë lëvizje personale të Berishës, shumë mbështetës të tij “aspiruan” të realizojnë qëllime të larta politike të jenë pjesë e kryesisë së Foltores. Por Berisha sic ka vepruar në 30 vite i ka jashtë këtij institucioni politik duke i tradhëtuar besnikët e tij. Me këtë lëvizje Berisha synon të manipulojë opinionin vendas dhe atë të huaj, sikur në Kryesinë e Foltores demokratët zgjodhën figura të së ardhmes, për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverisur vendin te cilat i komandon ai vete. Jashtë kryesisë së Foltores, mbeten Tritan Shehu, Bardh Spahia, Florjana Garo, Edmond Spaho, Genc Pollo dhe Arben Imami. Të gjitha këta figura të dështuara të 30 vite tranzicion, janë larguar nga vetë Berisha. Duke përdorur alibinë se ndoshta ka qenë sugjerimi i Berishës që ata të mos akumulojnë shumë pozicione në parti apo vërtet Këshilli Kombëtar nuk i ka çmuar si më të vlefshmit për të marrë vendime për partinë e “qendrës së djathtë në Shqipëri”. Figurat e tjera dytësore si Albina Deda, Arben Imami, Bardh Spahia, Bedri Blloshmi, Bledi Kasmi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edmond Spaho, Elda Hoti, Endira Bushati, Erald Kapri, Floriana Garo, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Indrit Hoxha, Isuf Çela, Ivi Kaso, Kasem Mahmutaj, Klevis Balliu, Lediana Fratari, Ledina Mandija, Liljana Elmazi, Lorenc Luka, Mirela Tabaku, Sorina Koti, Sali Berisha as nuk iu jep fare llogari. Foltorja dhe Berisha do ti përdorin këta figura për zgjedhjet lokale të 2023 dhe ndosha i’u ka premtuar vende të sigurta në lista në 2025. Një tjetër befasi, por që nuk është e tillë, është dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia. Çudia qëndron në faktin se edhe pse ai fitoi në 6 mars në këtë bashki si kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” duke u përkrahur në fushatë nga vetë Berisha, nuk u përfshi dot në Kryesinë e Foltores?! Bardh Spahia është përzgjedhur dy herë si kandidat për deputet nga Z. Lulzim Basha dhe nuk ka fituar në Shkodër në 2013 dhe 2021. Spahia iu zgjodh deputet vetëm në vitin 2021, përsëri i propozuar nga Basha. Në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Korrik 2021, kandidoi me tre kushërinj të tij për ish-kryesinë e PD-së dhe përsëri nuk fitoi.

Një tjetër suprizë e kryesisë së Foltores ishte edhe zgjedhja e Jozefina Topallit e “Levizjes per Ndryshim” që u riktheye mes debateve ne Kryesine e Foltores! Me këtë lëvizje Berisha largon ish-kandidatët nga Shkodra për në kryesi dhe zgjedh Topallin për të realizuar qëllimet e tij të vjetra në Shkodër. Si përfundim një politikë e tillë e Foltores me reth 20% te elektoratit te djathte, realizon qëllimet personale të Berishës dhe dëmton opozitën shqiptare, duke i siguruar Edi Ramës më të cilin ka marrëveshje mandatin e katërt. Por demokratët e vërtetë shkodranë dhe shqiptarë nuk do të lejojnë minimin e opozitës dhe mbas vendimit të Gjykatës së Apeli për siglën e PD-së do të ndërmarrin një lëvizje politike, zgjedhje demokratike te verteta brënda PD-së, për largimin e Edi Ramës dhe realizimin e ndryshimit të vërtetë. 0 komente

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu