Një nga personazhet më të njohur në serialin “Lule të vetmuara” është Gynej, djaloshi i cili ka rënë në dashuri me Songylin. Rolin e Gynejit e interpreton aktori turk Arif Diren.
Edhe pse në serial ai luan rolin e një djali gjimnazist, në të vërtetë ai është 30 vjeç. Ai bën një jetë misterioze dhe nuk dihet shumë për të. Arif Diren pëlqen të qëndrojë sa më larg syrit të publikut, nuk poston në rrjete sociale, nuk jep intervista dhe mediat kanë arritur ta fotografojnë vetëm në evente të rëndësishme.
Aktori vazhdon të ruajë një marrëdhënie shumë të mirë me kolegët e tij, me Songylin, Xhemren, Serkanin e të tjerë. Roli i tij i fundit ishte në serialin “Ertugrul” ku interpretoi rolin e Gyndyzit./revistawho.com