Gjermani i Lul Bashës udhëtime turistike nëpër Shqipëri, Krichbaum viziton Butrintin dhe Gjirokastrën

0

Gunther Krichbaum, deputet i Bundestagut Gjerman dhe zëdhënës i CDU-së për Politikat e Bashkimit Europian, ka vizituar ditën e sotme Butrintin.

Ai ka qenë i shoqëruar nga anëtari i Këshillit Bashkiak, Jolio Dine.

Krichbaum gjatë vizitës ne Shqipëri, zhvilloi një takim me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, me Kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën. Kujtojmë që deputeti gjerman njihet për afërsinë e tij me Lulzim Bashën.

Për llogari të këtij të fundit sulmoi dy ditë më parë edhe Sali Berishën. Pas vizitës në Sarandë, ai darkoi dhe fjeti në Gjirokastër. Do të vijojë udhëtimin e tij turistik për në Përmet ditën e hënë. Ndërkohë Berisha nga ana tjetër ka paralajmëruar padi ndaj deputetit gjerman.

“Kënaqësi të prisnim sot në Butrint bashkë me z. Jolio Dine, antar i këshillit bashkiak, Bashkia Sarandë z. Gunther Krichbaum, deputet i Bundestagut Gjerman dhe zëdhënës i CDU-së për Politikat e Bashkimit Europian”, shkruhet në faqen e Parkut Kombëtar Butrint.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu