Festivali nderkombetar i Orkestrave frymore Prenk Jakova Shkoder

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Per dy dite me 6 dhe 7 Tetore Shkodra u pushtua nga tingujt e muzikanteve te Orkestrave frymore te Shkodres Durresit Tivatit Beratit dhe muzikanteve nga Kosova. Instrumentet e frymes e kane shtepine ne Shkoder. Ne vitin 1878 Maestro Cannale krijoi Banden e pare muzikore. Instrumentet e frymes krijojne nje atmosfere te vecante ne qytetet. Tingujt e ketyre instrumenteve krijojne optimizem shprese dhe ndikojne edhe per formimin kulturore te qytetareve. Te ben pershtypje reagimi i femijeve te cilet levizin kercejne me tingujt e muzikes.
Me kujtohet ne vitet 2005 2006 kur kam organizuar nje takim dhe shetitje ne rruget e Shkodres qytetaret qanin me lot gezimi duke shoqeruar tingujt e muzikes.
Sot gjerat kane ndryshuar shume ne planin urban dhe kulturore. Shkodra i ka te gjitha rezueset kulturore historike dhe infrastrukturore per ta cuar perpara zhvillimin e muzikes dhe ate te frymes.
Nuk do te zgjatem shume per lojen e Orkestrave frymore mbasi qellimi i shkrimit eshte e ardhmja e muzikes ne Shkoder dhe organizimi dhe menaxhimi i muzikes.
Orkestra frymore e Shkodres luajti shume mire dhe repertori ishte perzgjedhur me shume profesionalizem.
Edhe orkestra frymore e Durresit dhe Beratit luajten me profesionalizem dhe e kishin vleresuar kete akvitet. Kurse orkestra frymore e Tivatit prezantoj performance te vecante dhe mbi te gjitha ishin te rinjte qe sollen energji te re ne muzike dhe nderthurja e brezave. Binte ne sy instrumentistet femra qe luanin ne veglat e tunxhit dhe te fiatit.
Ne kete kontekst eshte shume i rendesishem per neve mesimi dhe perhapja e veglave te frymes tek te rinjte. Instrumentat e frymes ndikojne shume pozitivisht ne planin fizik dhe mendor per te rinjte.
Por per te ardhmen projektimi menaxhimi dhe organizimi i ketyre aktiviteteve duhet perpiluar per te ardhmen. Kam besim se stafi aktual i Bashkise se Shkodres duhet pergezuar per aktivitetin dhe do te realizoje aktivitete me te medha dhe me cilesore ne te ardhmen. Krahas stafit duhet te angazhohen edhe personalitete te tjera nga Shkodra dhe Tirana.
Po citoj statusin e akademikut Vaso Tole per Festivalin e Orkestrave frymore. Urimet me te mira për organizimin. Mendoj se Bashkia Shkoder duhet ta themeloje kete festival nderkombetar të orkestrave frymore, me aktet përkatese ligjore, me statut e rregulloren e festivalit dhe ti vendose emrin e Prenk Jakovës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu