Elisa Spiropali, një nga deputetet e preferuara të Ramës, që kryeministri e nxjerr gjithmonë në Parlament kur nuk është vetë ka pasur një debat të fortë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit e ka akuzuar se ka fituar 5 Milionë euro nga një biznesmen.
Pas kësaj ajo është përgjigjur. Spiropali është shprehur se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga lekët e shqiptarëve.
Ajo thotë:
Nuk do gjesh asnjë cent në xhepat e mi nga paratë e shqiptarëve dhe unë flas këtu pa mu dridhur qerpiku. Në duart emia nuk gjen as gjak, Sali. Në këtë rresht nuk gjen njerëz që kanë në ndërgjegje as viktima.