Ejlyl dhe Serkan zhduken papritur, ja ç’do ndodhë këtë javë në “Lule të vetmuara”

0

Meral futet në telashe pasi një grua hiqet si nëna e saj. Në të vërtetë ajo ka probleme psikologjike dhe vajza e saj ka vdekur. Kjo grua tenton të vrasë Meralin por kjo e fundit arrin të shpëtojë.

Mesude vendos ta marrë Ejlylin nga jetimorja. Ejlyl po ashtu është në telashe pasi Kemal vazhdon ta ngacmojë. Ajo rikthehet në shtëpi por me frikën se Kemal do t’i bëjë keq. Defne bën çmos për t’i ndarë Xhemren dhe Gokhanin. Kader bashkohet me nënën e saj dhe pranon të gënjejë Sedatin që ai të rikthehet.

Kader i thotë Sedatit se Banu nuk është nëna e saj. Banu tenton vetëvrasjen. Ejlyl dhe Serkan vendosin të marrin një shtëpi për të jetuar së bashku. Ata zhduken dhe të gjithë vihen në kërkim të tyre.Songyl merr një letër nga i ati i cili është në burg. Çfarë i ka shkruar ai? Na mbetet ta mësojnë këtë javë me episode e reja në TV Klan çdo pasdite ora 16:05./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu