Shkruan Sokol Pepushaj
U vodh Ministria e Brëndshme? U vodh dhe lajmi është i rezervuar.
Nuk u vodh dhe sqarimi është teper qesharak, Ç’farë ka ndodhë atëherë, se publiku ende nuk është informuar e lajmet pasojnë njëri-tjetrin në një shtet ku vetëm shteti duket përpiqet ose të fshehë të vërtetën, ose të mbrojë keqbërësit, duke i etiketuar gati-gati si vullnetarë që pastrojnë mbeturinat falas?Policia e Lleshit bërtet në mediat e Edi Ramës dhe të “pavarurat” se nuk ka ndodhë asgjë, por janë shpiufjet, babalet e opozitës. Policia bën be e rrufe se nuk janë hajduta prej vëërteti, se nuk kanë marrë asgjë, por hajdutët kanë ndihmuar në këtë rast. Ata kanë hyrë në magazinën Qëndrore të të Shërbimeve të Automjeteve të Transportit në varësi të Ministrisë së Brënshme dhe kanë pastruar ca paisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat Ministria e Lleshit i kishte të planifikuara për t’i asgjësuar.
Por as këta që pastruan Depot e Ministrisë nuk i ka arrestuar policia. Shkaku? Ata janë të paidentifikuar. Materialet thuhet se i kane kalkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.
Ky është njoftimi shumë interesant, shumë kontradiktor. Pse?
Po nëse materialet ishin për t’u hedhur, pse hajdutët riskojnë aq shume ?
Gjithsesi, ky shtet është vertet kontardiktor edhe ne shume raste te tjera, por që të marrin banditet përsiper te pastrojnë magazinat e Ministrisë së Br[ëndshme vullnetarisht dhe të veprojnë si banditë e një shtet të vihet në kërkim të atyre që nuk morën asgjë, por pastruan mbeturina, kjo ndodh vetëm në shtetin e çudirave të Edi Ramës.