Dëshira e papërmbajtur e Berishës: Rama rri!

0
Shkruan Zef Ndreka
Loja politike në Shqipëri është futur në një fazë interesante. Rikthimi politik aktiv, në vetë të parë kudo i Berishës, shihet qartë në strategjinë e tij me parullën e pa artikuluar: Rama rri!
Kjo strategji e sjell pas në vite Berishën, diku nga 2005-a, kur ishte Kryeministër, dhe nga skena politike u zhduk Fatos Nano. Në atë kohë, për muaj të tërë, televizionet pro qeveritare, pro Berishë, shfaqnin një karrige bosh të sallës së deputetëve. Ishte vendi i caktuar ku do ulej Fatos Nano. Të gjithëve na kujtohen ato pamje që patjetër duhet të përbënin lajm! Nanon e shihnim vetëm një herë në 6 muaj, kur vinte sa për të zënë “cak”, bënte një dalje në tv, një deklaratë dhe zhdukej përsëri. Kjo “zhdukje” e tij, e acaronte më tepër Berishën. Ai sikur bënte politike edhe me heshtjen dhe me mungesën e tij! Pyetja, se ç’po bluan me vete Nano, e torturonte Berishën. Ja kishte frikën. Përderisa ai i burgosur, nga burgu ia mori pushtetin në ’97-ën!
Ngjarjet i dijmë tashmë. Shqipëria u dogj, u shkatërrua, u vra në një faë mënyre! Po tani që është deputet, i lirë, në një vënd të lirë europian, mes kancelarive perendimore, ç’po bluan?! Ndaj, Berisha e kërkonte “karrige bosh-in” çdo ditë, në çdo dalje të tij në foltorën e parlamentit, në çdo diskutim. Asnjëherë nuk mund të rrinte pa përsonazhin Nano, të kthyer në “karrige bosh”! E torturonte mungesa e tij. E donte përballë të “mundurin” që në realitet, pas 8 vite qeverisje i fali pushtetin në 2005, kur PS-ja kishte marrë mbi 250 mijë vota më tepër se demokratët. Si u kalkulua ndërrimi i pushtetit , vetëm ato të dy e dijnë! Pra, Berisha donte të dinte çdo gjë për të , t’a shikonte , të dinte çfarë po gatuante andej larg Shqipërisë , në ato Alpe ! “Karrige bosh-i” ju kthye në një mankth ! Pastaj , më fort e donte , se dukej se i kishte borgj , donte t’a bënte president . I kishin ardhur momentet e arta për këtë . Keshtu , Berisha ishte gati vetë t’i mblidhet firmat e deputetëve të PD-së për mbështetje . Por ç’ti bënte Bamir Topit , aso kohe , nën kryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentarë të saj . Topi , me një grup rreth 30 deputetësh të PD-së , drekuan në një takim në Vlorë , ku u paralajmerua qartë ndarja e PD-së dhe vota kundër Fatos Nanos për president . Plani Berishës ju dogj ! Tani , ka ardhur momenti tjetër për zgjedhjet e presidentit të ri . Mandati i Metës përfundon në muajin maj , pas dy muajsh . Berishën e kanë zënë përsëri ethet për betejën e re , për Presidentin e ri . Atë po e mundon shumë fakti se : kush do të jetë presidenti i ri ?! Si mund të fillojë diskutimi pa e pyetur atë?! Me tej , mund të vazhdojmë , përse ai , e ka frikë Bashën president , nqs do të ishte njëri nga mundësitë ?! Nuk do ishte ndonjë habi tashmë për askënd , tek shohin daljet donkishoteske të tij , të diskutojë për presidentin e ri . Ai pa patur gjë në dorë , pa e pyetur njëri shikoni si vepron . Imagjinoni të kundërten . Ndërkohë që e shohim duke uluritur sa në Tiranë e në Shkodër , e duke “kërcënuar ” Ramën , ai bashkon votat me të për inçeneratorët dhe emerimin e Mamuthit të korrupsionit , Angjelin ! Shumë e thjeshtë : Berisha vdes për të qënë faktor , kudo ! Ai mund të bëjë të pamundurën për këtë . A nuk ishin interesate “koalicionet” e fundit me Ramën vetëm e vetëm se ai do një kukull me dyer të hapura për të në Presidencë ?! Për Berishën, kushdo mund të bëhet president , edhe derri Qufo , vetëm Basha jo ! Ja , pse politika ka hyrë në një fazë interesante . Ramës , i intereson shumë një Berishë non grata , i fortë dhe faktorë përcaktues në PD . Vetëm kështu , Rama ndihet i sigurtë . Me Berishën faktor në opozitë , Rama del në pension Kryeministër , në mos dashtë me u shpall mbret ! Ramës i intereson që grupi i mbështetur qartazi dhe hapur nga amerikanët , të jetë sa më i vogël , sa më i dobët . Kështu ka më pak , ose aspak probleme për të në qeverisje korruptive . Pikërisht për këto , Rama i ka dhënë një dorë edhe në fitorën e Bashkisë në Shkodër , por edhe në gjykatën e Tiranës me vëndimin më absurd të mundshëm . Sigurisht që për Ramën interesi është për një PD të coptuar e të ç’organizuar , por e kontrolluar në shumicë nga Berisha . Kjo dëshirë e pa përmbajtur e Ramës tashmë ka dalë në shesh dhe është parë e kuptuar nga demokratët dhe nga amerikanët , të cilët jo më kot vazhdojnë mbështetjen me forcë dhe vendosmëri të grupit të Bashës . A do të bëhet Basha president ?! Gjasat janë . Ai do i bënte nder postit të presidentit të vëndit . Njëkohësisht do të çlironte luftën brënda PD-së , për kreun e saj . Mirpo , Berisha nuk është hedhur kot në sulm . Ai i di mirë zullumet e Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij . Dhe pikërisht për këto , Berisha është pengesa kryesore sot që nuk e lejon të ikë Ramën nga pushteti . Berisha është gati të thërras : Rama rri ! Por ka frikë ! Nuk e kemi dëgjuar as do e degjojme më të kërkojë “Rama ik”! Kjo thirrje do e bënte ba
ë herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu