Depresioni dhe mundësia e vetëvrasjes tek të rinjtë

0
Shkruan Lekë Imeraj  shkrimtar, përkthyes, publicist
Statistikat tregojnë se fëmijët, mosha e adoleshencës, janë ata që mendojnë shumë më tepër për vetëvrasje se të rriturit. Për adoleshentët gjithçka është e panjohur, edhe vetja e tyre, edhe bota që i rrethon. Logjika e tyre, akoma e pazhvilluar, nuk iu mundëson të njohin tri dimensionet e kohës, të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen. Ata njohin vetëm një dimension, të sotmen. Dhe nëse e sotmja është e helmuar, e padurueshme për ata, i thonë lamtumirë asaj.

Në fazën e pubertetit kjo gjë bëhet edhe më e komplikuar pasi ata vihen në kërkim të formimit të personalitetit të diferencuar. Njeriu, në asnjë fazë tjetër të jetës, nuk e ndjen vehten më keq nënlëkurën e vet dhe më të izoluar nga bota se në moshën e pubertet. Duke mos qenë në gjendje që të gjejnë zgjidhjet e duhura për të dalë nga kriza, edhe vdekjen e mendojnë zgjidhje. Prandaj e mendojnë aq shumë atë. Psikologu gjerman, Martin Herbert, shkruan se, që nga vitet 60-të të shekullit të kaluar, vetëvrasjet tek djemtë e moshës 15-19 vjeç u dhjetëfishuan, ndërsa tek vajzat u pesëfishuan. Natyrisht që jo të gjithë të rinjtë që paralajmërojnë vetëvrasje e realizojnë atë.

Moshat 10-18 vjeç shpesh e përdorin këtë thjeshtë si aventurë ose për të arritur një qëllim të tyre. Në disa raste, ata e bëjnë këtë thjeshtë për zbavitje. Ju pëlqen të shohin reagimin e babit ose të mamit në momentin që fëmija i tyre ka bërë sikur ka pirë një grusht me ilaçe dhe është shtrirë për të vdekur. Ose kanë qejf të shikojnë të tjerët se si reagojnë tek varri i një fëmije të veëtvrarë. Për ata është interesant të shohin se si shokët e klasës qëndrojnë para varrit të shokut apo shoqes së tyre dhe si duken nënat kur qajnë. Në raste të tilla, problemi qëndron në faktin se është shumë e vështirë për prindërit dhe të afërmit e fëmijës që të dallojnë nëse ai e ka me të vërtetë deklarimin për vetëvrasje apo bën lojë. Në disa raste, prindërit, duke pasur parasysh faktin se fëmijës së tyre nuk i mungon asgjë, nuk i marrin aspak seriozisht deklaratat e tij për vetëvrasje. Kjo është sjellje e gabuar. Bota e fëmijës nuk është standardi brenda mureve të shtëpisë. Kush e din se çfarë ia ka thartuar atij të sotmen dhe, ashtu fare thjeshtë, nuk e don më. E njëjta gjë duhet parë me shumë kujdes edhe nga vetë të rinjtë e dashuruar. Nëse vajza i thotë djalit se, nuk e dua më jetën, nuk mjafton që vetëm t’ia fshish lotët dhe ta puthësh.

Duhet menduar seriozisht

Ndoshta nuk ka asgjë, ndoshta është thjeshtë vetëm një reaksion ndjenjash i momentit. Po sikur të jetë ndryshe? Nuk duhet përjashtuar ajo ndryshej Një arsye tjetër që duhet t’i bëjë prindërit që të vlerësojnë seriozisht deklaratat e fëmijëve, është se fëmijët, edhe kur nuk e kanë seriozisht për vetëvrasje, i bëjnë llogaritë gabim duke shkuar më larg nga sa duhet me organizimin e lojës, duke mos qenë në gjendje që ta ndërpresin aty ku duhet. Në të tilla raste, çdo ndihmë është e vonuar. Në të gjitha rastet, puna duhet nisur me përgjigjen e pyetjes: Vuan fëmija im nga depresioni apo jo? Përgjigjia nuk është e thjeshtë, por të paktën çështja kështu duhet të shtrohet. Megjithëse kjo është punë e mjekut, unë po tregoj disa shenja të jashtme të depresionit tek fëmijët: -Shpesh dhe për një kohë të gjatë duket i mërzitur -Ndjehet i braktisur, i pashpresë dhe i mërzitet vetja. -Nuk përqëndrohet dot dhe nuk ka qejf të merret me asgjë. -Gjithçka e shtërngon, edhe veshjet, edhe bisedat, edhe njerëzit. -I pëlqen të vetëmbyllet gjatë në banjo ose diku tjetër. -Në shumë raste sillet me agresivitet ndaj të tjerëve. -Në shkollë, fare papritur, i vjen për të vjellur. -Vazhdimisht kërkon një diçka të re për t’u argëtuar. -Merr drogë, pa i menduar fare pasojat e saj. -I pëlqen alkooli. -Vuan nga pagjumësia dhe nga oreksi. -Nuk i pëlqen të rrijë me shokët. Nëse prindërit vënë re shenja të tilla tek fëmija e tyre, edhe nëse nuk kanë dëgjuar nga ata deklarata për vetëvrasje, duhet t’i drejtohen mjekut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu