BE urdhëron konfiskimin e pasurive të pushtetarëve. Rama orienton Metën të shpallë “non grata” Ambasadorin e OSBE-së/ Dokumenti

0

Presidenti Ilir Meta ka shpallur “non grata” Ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt.

Kreu i Shtetit thotë se drejtuesi i zyrës së OSBE në Shqipëri, nuk është më i mirepritur në Presidencë, ndërsa jep edhe dy arsye.

E para, Borchardt vuri në diskutim, Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.

E dyta, sepse i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptarë.

Më poshtë dokumenti i publikuar nga “Vizion Plus”, ku Presidenti Meta i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Presencës së OSBE në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë.

Disa kohë më parë, edhe kreu demokrat Lulzim Basha, publikisht refuzoi që ti jepte dorën ambasadorit Borchardt, pas një takimi të zhvilluar në selinë e PD-së, me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Prezencës.

Por, Meta ka shkuar një hap më tej, duke njoftuar se nuk e mirëpret Borchardt në Presidencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu