Arzu takohet me Halilin. Ai i thotë Arzus se e di vendin ku Kaja ka fshehur fotot dhe armën. Halil kërkon para nga Arzu në këmbim të fotove dhe armës. Arzu nuk pranon t’i japë para Halilit. Halil i thotë se ato para i duhen për familjen dhe se ai është i vetmi person që mund ta ndihmojë. Ai i jep një provë shumë të fortë Arzus për ta përdorur kundër Kajas. Melisa bën sikur ndihet fajtore që Xhenet u nda nga Selimi dhe i kërkon asaj falje.
Kaja telefonon Xhenetin por ajo i thotë të qëndrojë larg saj. Selim shkon të bisedojë me Melisën dhe e akuzon se ajo ka bërë plan kundër Xhenetit. Selim ja bën të qartë Melisës se nuk do e dojë kurrë më shumë sesa një shoqe. Arzu shkon në shtëpinë e Kajas për të biseduar. Ajo ndryshon sjellje ndaj Kajas dhe i kërkon të hanë darkën së bashku. Kaja gatuan për Arzun. Arzu arrin të marrë çelësin e dhomës së Kajas. Ajo i vë flakën tavolinës ku Kaja ka fshehur fotot. Kaja pret për Arzun por ajo vendos të largohet krejt papritur duke i thënë se fitoi. Kaja tronditet kur mëson se Arzu ka djegur dhomën ku mbante provat ndaj saj. Arzu i dërgon një letër Xhihanit ku i tregon se e di kush e vrau gruan e tij. Arzu takohet me Xhihanin. Mahir shkon në shtëpinë e Kajas dhe e rreh. Ai e kërcënon Kajan të qëndrojë larg familjes së tij. /revistawho.com