Yuri Kim reagon pas arrestimit me urdhër të SPAK, të ish-ministrit të Mjedisit dhe njërit ndër më të produktivët e Partisë Socialiste Lefter Koka.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane thotë se veprimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sidomos këtë javë, ” tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”.
“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan Yuri Kim.
Ish-ministri i Mjedisit akuzohet për veprat penale: “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.