Shkruan Qamil Gjyrezi
Ardian Isufi është një artist shumë dimensional i cili vëzhgon me shumë kujdes realitetin që e rrethon dhe njeriun. Ardian Isufi mund të vlerësohet edhe një “antropolog, psikolog dhe gazetar” i arteve pamore. Ai është i interesuar dhe ka studjuar shumë mirë psikologjinë, antropologjinë njerëzore dhe realitetin në kontekstin historik dhe social.
Ardian Isufi i dha një dimension tjetër paradigmës së arteve pamore, duke sjellë forma të reja, të përdorimit të simbolikës dhe mesazhit të ngjyrave dhe imazheve të prezantimit të pictures, artit të multimedial. Ardian Isufi ka lindur në Tiranë, në vitin 1973. Ardian Isufi është diplomuar në Atelierin Grafik, Akademia e Arteve, Tiranë, në vitin 1995. Gjatë periudhës 2002-2005, ka realizuar ekspozitat personale më thelbësore në Galerinë Kombëtare të Arteve – Tiranë, të tilla si “Ndjenja Njerëzore”, cikli i “Fragmenteve”, “Fjalori i Gjelbër” dhe “Gjurmët e Njeriut”, të cilat konsistojnë në dridhjet artistike në lidhje me “trupin e njeriut” (individin) të rrethuar nga realiteti absurd, ku reflektimet artistike vazhdojnë të theksojnë dhe përfaqësojnë presion mbi individin në një atmosferë të ndërlikuar nga një perspektivë sociale dhe socio-ekologjike. Isufi është pjesëmarrës në shumë veprimtarive artistike kombëtare dhe ndërkombëtare si në Itali, Greqi, Francë, Austri, Kinë, etj. Është e rëndësishme të theksohet Expo “Mirëmëngjes Ballkan” me pjesëmarrjen e artistit austriak Hermann Nitsch. Për më tepër, është fituesi i vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar në Artet Pamore “Onufri”, 1996, dhe në 2005 fiton vendin e tretë të konkursit.
Memoriali “Postbllok” Ardian Isufi është i interesuar dhe ka studjuar me shumë kujdes edhe vuajtjet e diktaturës 50 vjecare ish-komuniste në Shqipëri, në burgjet e ish-regjimit të Enver Hoxhës. Një prej këtyre punëve është edhe Memoriali “Postbllok”, instalacion vendosur në ish-Bllokun e diktaturës komuniste. Memoriali “Postbllok” është një vepër e ndërtuar nga ish i dënuari politik dhe intelektuali Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isufi. Postbllok është një vepër monumentale me qëllim kujtimn dhe mosharresën e krimeve dhe vuajtjeve të shkakatuara nga diktatura komuniste në Shqipëri. Instalacioni “Postbllok”, u inaugurua më 26 Mars 2013 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Monumenti Postbllok përbëhet nga tre objekte të ndryshme. Nga disa shtylla betoni të marra nga Burgu i Spaçit i njohur si “Auzhvici” shqiptar, ku vetë Fatos Lubonja kaloi një pjesë të jetës së vet si i dënuar politik. Shtyllat e betonit që shërbenin si përforcim në galeritë e Spaçit, ku punonin të burgosurit, janë të renditura njëra pas tjetrës.
Objekti i dytë është një bunker, që është simboli i vërtetë i diktaturës komuniste shiptare. Objekti i fundit është një copë nga Muri i Berlinit. Copa nga Muri i Berlinit simbolizon izolimin shiptar nga pjesa tjetër e botës. Copa e murit është dhuratë e Bashkisë së kryeqytetit gjerman për Bashkinë e Tiranës . Ardian Isufi dhe Hermann Nitsch. Ardian Isufi ka bashkëpunuar dhe është ndikuar nga filozofia e artistike e Hermann Nitsch me punën “Mirëmëngjes Ballkan”. Hermann Nitsch është një artist avangardë austriak që punon me mënyra eksperimentale dhe multimediale.
Pikturat abstrakte ‘spërkatëse’ të Nitsch, si pjesët e tij të performancës, janë frymëzuar nga perspektiva e tij neutrale për njerëzimin dhe të qënit njerëzor. Ardian Isufi është gjithashtu artist avangardë, që punon me metoda eksperimentale dhe multimediale në punët e tija artistike. Në punët e Isufit ka shumë rituale shqiptare dhe universale dhe ka elementë të ekzistenciales. Artisti Ardian Isufi ndikohet gjithashtu nga punët e filozofëve dhe psikologëve të mëdhenj, Niçes, Aristotelit dhe Frojdit. Suksese artistit Isufi, që ka ndikuar në krijimin e një arti shumë dimensional me forma dhe mjete të reja bashkëkohore.