Amerika investon 5.1 milionë $ për programet ligjzbatuese. Ambasada e SHBA: Akorduam një fond shtesë prej 920,000 dollarë për burgjet

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se ka akurduar një mbështetje financiare prej 920 000 dollarësh ndaj qeverisë shqiptare, konkretisht Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të përmirësimit të sitstemit të burgjeve në vend.

Ambasada përmes një shënimi në rrjtet sociale, thekson se kjo shumë e çon në 5.1 milionë dollar shumën financiare mbështetëse që SHBA jep ndaj Shqipërisë në kuadër të programeve të ligjzbatimit.

“Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar”,shkruan ambasada.

Reagimi i plotë:

Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu