Tensione te Ministria e Arsimit, policia largon gazetarët dhe operatorët jashtë kordonit, shtohen forcat e rendit

0

Situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar më tej, ndërsa forcat e policisë kanë larguar gazetarët dhe operatorët që po transmetonin drejtpërdrejt protestën. Ndërhyrja vjen pas zjarrit që përfshiu katin e parë të godinës së ministrisë gjatë tubimit të studentëve.

Efektivët e policisë u kanë kërkuar përfaqësuesve të mediave të tërhiqen përtej perimetrit të sigurisë, duke përsëritur thirrjet “Largohuni, largohuni!”.

Gjatë ndërhyrjes, punonjësit e policisë kanë shtyrë operatorët dhe gazetarët, duke i detyruar të largohen nga pozicionet ku po ndiqnin dhe transmetonin zhvillimet e protestës.

Në të njëjtën kohë, efektivët kanë nisur të godasin në drejtim të protestuesve, ndërsa në zonë dëgjohen sirenat e automjeteve të tjera të policisë që kanë mbërritur pranë Ministrisë së Arsimit.

Mbërritja e forcave shtesë ka rritur praninë policore rreth institucionit, ku pak minuta më parëmë herët studentët i vunë flakën pjesës së katit të parë të godinës.

Ndërkohë, gazetarët dhe operatorët janë detyruar të qëndrojnë në anën tjetër të kordonit policor, teksa tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu