Gjatë vizitës së presidentit të Austrisë Alexander van der Bellen në Kishinau, ka ndodhur një incident kur qeni i presidentes Maja Sandu kafshoi dorën e liderit austriak, raporton “Politico”.
Incidenti, i cili u kap nga kamerat, ndodhi kur Sandu dhe Van der Bellen po kalonin nëpër oborrin e pallatit presidencial në kryeqytetin e Moldavisë.
Sandu e mori qenin, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim, për një set fotografik me Van der Bellen dhe presidenten sllovene Natascha Pirc Musar, e cila ishte gjithashtu në Moldavi.
Në një moment, Van der Belen zgjati dorën për të përkëdhelur një qen të quajtur Kodrut, por qeni u hodh drejt tij dhe i kafshoi krahun e djathtë. Sandu kërkoi falje dhe shpjegoi se Kodrut ishte nën stres.
“Shumë njerëz janë të pranishëm”, tha ajo.
Van der Bellen u fotografua më vonë me krahun e tij të fashuar.