Ambasadorët QUINT-i në një zë: Kryetarët e zgjedhur në veri të mos shkojnë në ndërtesat e komunave

0

Ambasadorët e QUINT-it janë takuar më kryeministrin Albin Kurti pasditen e së hënës në objektin e qeverisë së Kosovës, me ftesë të shefit të ekzekutivit.

Pas këtij takimi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, deklaroi se është diskutuar për ndërmarrjen e masave për të ulur tensionet në veri të vendit.

Hovenier deklaroi se janë të shqetësuar për zhvillimet e vazhdueshme në komunat veriore dhe se i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti të ndërmarrë disa hapa që të arrihet siguria në veri.

Ambasadori i SHBA-së tha se zgjidhja është që kryetarët e zgjedhur më 23 prill të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative dhe të mos shkojnë në objekte komunale, por nuk pranoi të thotë nëse Kurti e ka pranuar një zgjidhje të tillë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu