8.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Tetor 2025
BallinaHapësirëArben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ankohen në GJKKO: Kontrolli i banesës...

Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ankohen në GJKKO: Kontrolli i banesës i jashtëligjshëm dhe i dhunshëm

Date:

Related stories

spot_img

Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë Arben Ahmetaj së bashku me këtë të fundit i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme (GJKKO), duke kërkuar shpalljen e jashtëligjshme të kontrollit të dy banesave të saj në zonën e Valamar në Hamallaj të Durrësit.

Hoxha dhe Ahmetaj pretendojnë se kontrolli ka qënë i dhunshëm dhe se duhej të merrej autorizim nga Kuvendi për të ushtruar kontrollin.

Erjola Hoxhës, SPAK dhe BKH, i kanë bllokuar një aparat telefonik, dhe 40 mijë euro.

Erjola Hoxha është person i lidhur me Arben Ahmetaj dhe duhej patjetër të merrej leja në Kuvend për kryerjen e kontrollit të banesës.

Të njëjtën kërkesë ka depozituar në gjykatë dhe ish-gruaja e Ahmetaj, Albina Mançka, të cilës BKH i kontrolloi një aparat telefonik.

Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu