Mos dëgjoni brockullat 32 vjecare të Nikoll Lesit! Vula merret në gjykatë, jo në TV!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Po ndiqja një emision tek të Ylli Rakipit, ku Nikoll Lesi bënte thirrje për protesta të dhunëshme mbas 6 dhjetorit, duke iu referuar deklaratave te Foltores dhe i bënte thirrje gjykatës së apelit që vulën tia jepnin Berishës dhe jo Alibeaj!

Së pari Nikoll Lesi e di më mirë se neve që drejtësia e varur nga politika ka marrë fund njëherë e përgjithmonë në Shqipëri dhe reforma në drejtësi do të eci përpara në të ardhmen! Së dyti Nikoll Lesi këta deklarata ia ka borgj Ilir Metajt, mbasi Berishën e ka kundërshtarë politik. Për më tepër Nikolla ka nipin deputet me PD-në që mbështet PD-në legjitime, të Alibeaj!

Së treti politika e gënjeshtrave dhe rrëmujave të vitit 97, kur zotëria bënte thirrje për djegjen e Shqipërisë ka marrë fund me anëtarësimin në NATO TË GJITHË I DINË MIRË VIJAT E KUQE! Po citoj dy statuse në FB për deklaratën e Nikoll Lesit: Nikoll Lesi ka qenë aktori kryesor që e dogji Shqipërinë në 97. Dhe tani kuton se po u dogj prap Shqipëria do ti shitet prap gazeta (PN). Zotëria ka qejf rrëmujat dhe intimidimet. Dikur ja vuri zjarrin Salikratit. Tani do ti kthej borxhin.(TX)!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu