Marrja e kalorive të tepërta është një nga shqetësimet më të mëdha për të gjithë ata që kujdesen për format trupore, sidomos gjatë stinës së verës. Mirëpo asnjëherë nuk arrini të kuptoni se cilat ushqime kanë më pak apo më shumë kalori, prandaj më poshtë ju listojmë 10 ushqime që kanë pak kalori dhe mund t’i konsumoni pa frikë gjatë verës
1.Sallatë jeshile
Sallata jeshile do të shtojë shumëllojshmërinë e ushqimit tuaj, por edhe vlerat ushqyese. Sallata jeshile ka kalori jashtëzakonisht të ulëta dhe përmbajtje të lartë të ujit, por është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, K dhe C.
2.Luleshtrydhe
Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe.
3.Turshi
Turshitë janë të kripura, por shumë të shijshme. Gjithashtu janë një nga ushqimet e preferuara për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë, pasi kanë zero kalori.
4.Kastravecat
Kastravecat kanë rreth 90% ujë në përbërje dhe si pasojë nuk kanë fare kalori.
5.Kajsi
Të ëmbla, të lëngshme dhe perfekte për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.
6.Kungulli
Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshëm dhe më me pak kalori që mund të gjeni.
7.Domatja
Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.
8.Pjepri
I mbushur me antioksidantë, pjepri është ushqimi i përsosur, i ëmbël dhe freskues. Pjepri përmban shumë vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve./revistawho.com