Ardian Çapja, në dëshminë e dhënë pak ditë më parë ka deklaruar se një “politikan me emrin Taulant” fshihet pas masakrës së shkurtit 2016 ku u vranë tre persona. Ai tha se emri i tij doli në përgjime, por më pas ato u fishinë.
Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beçi, teksa foli për këtë çështje tha se përgjimi është një indicie për të shkuar te prova. Sipas tij, fakti që këto përgjime janë fshirë, nuk duhet të pengojnë hetimet që të shkojnë te indicia që ka dalë në dritë.
Ai sqaroi se jane tete forma sesi mund te provohet fakti penal.
“Vendimi dhe kërkesa e prokurorit duhet të bindte gjykatën që kishte realizuar përgjimin ku ishte lapsusi. Lapsusi ngelet enigmatik sepse këto gjëra nuk ishin të sqaruar. Përgjimi i një politikani me emrin Taulant është zhdukur sepse procedura është e tillë. Përgjimi është një indicie për të shkuar te prova. Duke qenë një indicie që të çon te prova je i detyruar që me rrethana të tjera të shkosh te kjo indicie që të ka dalë. E njëjta gjë ndodh edhe me një përgjim telefonik. Edhe përgjimi telefonik do të çojë në nxjerrjen e indicies së disa rrethanave që do të çojë në një fakt penal apo jo. Nuk mund të marrësh përgjimin e telefonit për të dënuar një person. Nëse ka një lapsus që do gjendet apo jo personi me emrin Taulat ka forma të tjera të hetimit. Mos-sqarimi i fjalës lapsus është problem.
Procesi i të provuarit të një fakti penal nuk ka lidhje vetëm me këtë fenomen dhe fakt. Ideja është që jo vetëm ky episod mund të arrijë në procesin e të provuarit. Kodi penal ka forma të shumta të të provuarit. Ke 8 llojet e formave të marrjes së provave. Nuk mund të themi që meqë u zhduk ky përgjim nuk mund të provojmë faktin penal. Meqë është asgjësuar 48 orë përgjimi telefonik nuk do të thotë që s’mund të provohet fakti penal”, tha Beçi në Abc.