Zgjedhjet e Parlamentit europian: Partitë e ekstremit të djathtë pritet të fitojnë bindshëm!

0

Partia e themeluar nga udhëheqësi i fushatës për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Nigel Farage, parashikohet të jetë partia më e madhe në Parlamentin Europian.

Sipas sondazheve, tregohet se partitë euroskeptike pritet që të fitojnë më shumë vende pas zgjedhjeve të BE-së.

Partia e dytë më e madhe sipas sondazheve, është një parti tjetër populiste, partia ‘Lega’ e ministrit aktual të Brendshëm italian, Mateo Salvinit.

Të gjitha këto parti njihen si parti euroskeptike, po ashtu edhe partia polake ‘Ligj dhe Drejtësi’, e cila pritet të jetë e katërta, dhe partia ‘Lidhja Kombëtare’ e Marine Le Pen në Francë, e cila mendohet të dalë e pesta.

E vetmja parti e cila nuk është populiste, është partia gjermane CDU, e udhëhequr nga kancelarja  Angela Merkel, e cila pritet të dalë e treta. Kjo parti njihet si parti e djathtë dhe pro-europiane.

Parashikohet që aleanca e Partive Popullore, të jetë e para me 173 vende në parlament, ndërsa aleanca e Social-Demokratëve mendohet që do të ketë 21 vënde më pak se Aleanca e Partive Popullore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu