Aktorja Biran Damla Yilmaz është bërë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e saj “Ejlyl” në serialin “Lule të vetmuara”. Në jetën reale aktorja 23-vjeçare preferon që të mos prononcohet në media për anën private.
Megjithatë së fundmi gazetat turke kanë mësuar se Biran Damla është në një lidhje. Sipas tyre aktorja është dashuruar me Fethi Sabanci Kamisli, një nga trashëgimtarët e kompanisë Esas Holding. Çifti madje janë fotografuar bashkë gjatë pushimeve në Çeshme. Pushuesit pranë tyre treguan se ata kërcyen bashkë. Biran dhe Fehti kanë nisur edhe të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.