Zagarët e Edi Ramës sulmojnë me gurë makinën e analistit Fatos Lubonja (Foto) Rama dhe prokuroria heshtin edhe pse krimineli u arrestua!

0

Sulmohet me gurë makina e Fatos Lubonjës. Ngjarja ka ndodhur më 1 korrik, 1 ditë pas zgjedhjeve. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi i cili ka kryer sulmin ka shantazhuar për disa herë analistin. Autori i sulmit është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj Lubonjës vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

TIRANË- Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Dosja.alka zbuluar se një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.

Siç shihet edhe në këtë foto ekskluzive që ka siguruar Dosja.al, sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.

Burime pranë Policisë së Shtetit, i thanë Dosja.al se personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu