Yuri Kim: Nga 1 prilli vizat turistike për në SHBA do të jenë 10-vjeçare

0

Në kohën kur Shqipëria dhe SHBA festojnë 100 vjetorin e marrëdhënie diplomatike, Ambasadorja e SHBA në vendin tonë,  Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.

Në një status të shpërndarë nga ambasada e SHBA,  Kim bën me dije se duke filluar nga 1 prilli, vizat turistike 3-vjeçare do të bëhen 10-vjeçare do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.

“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!”, shkruan ambasada e SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu