Yuri Kim ka gati “komandën”

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Qëndra e universit shpirtëror, por edhe ekonomik e juridik të kombit shqitar, këto kohë, është arestimi i hajdutëve e kriminelëve dhe konfiskimi i pasurisë së tyre

Janë tërbuar të gjithë, pasi amerikanët dhe shërbimet e tjera perëndimore kanë gati pirgjet me dosje plot krime e miliona dollarë pasuri hajdutësh në 30 vite pushtet tiranësh.

Erdhi dita, njëlloj si 10 vite më parë në Kroaci, të jepet ajo e bekuar “komandë”; Të kapen ‘Peshqit e Mëdhenj’.

Këtë ëndërr, që lidhet me ekzistencën ose jo të drejtësisë, shqiptarëve ua ka ëndur prej kohësh Hyjnesha e të drejtave dhe lirive njerëzore, Amerika.

Por ajo që ngjante ëndërr, tashmë është realitet deri në detaje.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, do nisë “apeli” një për një i hajdutëve e kriminelëve, për t’i adresuar drejt drejtësisë. Drejtësia për ata kupotohet, është burgu dhe konfiskimi i gjësë së vjedhur.

“Kodi” i ambasadores Yuri Kim.

Pritej dhe erdhi dita. Si nisje, parlamenti i ri do të jetë thuajse i pastër. Pritshmëritë e pashmangshme janë në rrugë të mirë. Në parlament do të jenë rreth 50 femra, çka siguron se asnjëra nga ato, nuk është kriminele e hajdute.

Ka risi Parlamenti i ri.

Veç femrave, rreth 62 të tjerë, do jenë të pastër, kështu që, ngelen rreth 28 deputetë problematikë.

Ata, me një komandë, kapen si peshq. Ka ngjarë edhe në Kroaci kështu, dhe ende, nga 3198 dosjet që nuk pati dështuar asnjëra, askush, përveç të penduarve, nuk ka dalë ende sot pas 10 vitesh, nga burgu.

Pa droje e rezervim, mund të thuash, se projekti i Lulzim Bashës që në vitin 2013 për pastrim listash nga figurat e vjetëruara të politikës, nga hajdutët e kriminelët që do të arrestohen shpejt, u pasua dhe pasurua bukur, vërtetë me elegance politike, nga Edi Rama për produktin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Të dy, si Basha si Rama, kanë punuar në shërbim të arrestimit të shpejtë të bosëve të krimit dhe pasurive të shqiptarëve.

Veprimet e Bashës dhe Ramës kanë brënda shpjegim të shpjegueshëm.

Ndoshta, shpresojnë se u vlerësohen shërbimet, si mundësi të zbehjes pak të gjynaheve, ndoshta do kemi edhe të penduar e bashkëpunëtorë të drejtësisë edhe lart në Olimp.

Ka ndodhë shumëkund kështu. Ndëshkimet në kësi rastesh sillen diku nga katër deri në dhjetë vite burgim.

“Ajkën” e krimit dhe hajnisë, Basha e ka larguar prej kohësh, kurse Rama e bëri tashti.

Priten të ngelen gati për komandën; Të kapen peshqit e Mëdhenj që nga Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Alfred Peza, Fatmir Xhafaj, Ilir Beqaj, Sandër Lleshi, Blendi Klosi, Plarent Ndreca, Eduard Shalsi, Bledi Çuçi… e deri tek Pandeliu 5 milion dollarësh i Qipros greke.(vazhdon…)/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu