Yuri Kim; “Ç’pati ky” (Peshku i gjatë)?!

0

Me një “ç’pati ky”, u trullos si “Peshk”, sa vendosi të mos shahet më në facebook me popullin por të veshë gjoksore si Sali Berisha e Ilir Meta e të dalë haptas kundër ambasadores Yuri Kim dhe projekteve amerikane për drejtësi në Ballkan.

Shkruan Sokol Pepushaj

Tingëllon emër i madh Kim, njëlloj si Lu, sidomos tashti që ambasadores po i përfundon mandati. Këtu e kanë mendjen shqiptarët, tek emra të natyrshëm që në Shqipëri u vendosin kleçka të veçanta të gllendura në “tornot” e krimit ekonomik që punojnë pa problem nëpër labirinthet e çdo sundimi politik.

Edhe çdo ambasador, ndryshe vjen e ndryshe shkon. Kjo e fundit erdhi si Yuri, e po largohet si Kimete.

Prandaj dikush pyet, ç’është ky emër që rri në titull shkrimi?

Ja, ta pleqërojmë. Edhe Mao Ce Dun, Çu En Lai, Kim Jung-Un, edhe diplomati që pason Yuri Kim, mund të ishte Kim si Lu, apo jo?

Kim Si Lu, mund të ishte edhe një femër e bukur vetull-gjilprërë që ngjiz batuta e josh dashuri për kryeministrin tonë sheik e shik. Vjersha komuniste për miqësinë Shqiptaro-Afgane, u nis si metaforë e bitisi si hiperbolë. Gjithçka e kemi siç nuk është. Tek e nesërmja, secili ka dëshirë të shohë të djeshmen. Kjo është loja e 4 Klaneve Mafioze. Ka dekada që Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano dhe Edi Rama janë bashkë, antiamerikanë e pasanikë deri në infinit të mundësive. Janë antiamerikanë, hajdutë e sundues që vetëm ndërrojnë portat e shtypin skllevërit. A mund të ketë budalla që përballë 4 Klaneve Mafioze të vendosë të tjerë emra përveçse Saliut, Ilrit. Fatosit dhe Edit?

Do bëheshe gazi i dynjasë ta mendosh ndryshe këtë.

Prandaj tek kjo sajesa vetull-gjilpërë e faqe-puçik, siç e përqesh Babloku, kur e vendos turirin mbi ndonjë vizë të bardhë, “trokiti”. Por s’u prit mirë. Me një “ç’pati ky”, u trullos si “Peshk”, sa vendosi të mos shahet më në facebook me popullin por të veshë gjoksore si Sali Berisha e Ilir Meta e të dalë haptas kundër ambasadores Yuri Kim dhe projekteve amerikane për drejtësi në Ballkan.

Rama, jo vetëm s’po arrin të mbyllë dot derën e burgut që e pret, por pas thirrjes habitore “ç’pati ky’, u çel skena para kohe. Batutat bajate nuk ngacmuan as romantikë, as lakmi, as finesë, prandaj e humbi ‘fillin e Arjanës’ kryeministri kur deklaroi se veç hajdut nuk duron t’i thonë shqiptarët në rrjetet sociale.

Nuk ua ka idenë këtyre metodikave kryeministri ynë, prandaj i ikën kontrollit të pasurisë dhe shfleton Kanunin e betohet se nuk është hajdut.

Dhe s’ka faj… Ç‘mund të  qullosë ky çyryku gjysëm anadollak e gjysëm fudullak?

Në nëntë vjet ka bërë atë që di. Ka mashtruar, vjedhur, rrëzuar publikisht për tokë Flamurin Amerikan, falsifikuar dokumentet e shtëpisë në Surrel me një gjyq të blerë tek Fatmira Hajdari më datën 27 dhjetor 2017.

Siç s’është Edi Rama kryeministri i shqiptarëve, as Kim si Lu s’është një emër. Në rastin tonë, janë dy emra e një lidhëz. Jo dy emra dosido, por dy ambasadorë, Kim dhe Lu. As lidhëza si, nuk është dosido. Është lidhëz krahasore. Ajo mund të lidhë krah për krah  Edi Ramën me Sali Berishën, Ilir Metën, Fatos Nanon, Erion Veliajn, Fatmir Mediun, aq natyrshëm sa ç’lidh ambasadoren Kim me ambasadorin Lu.

Ambasadori Lu, kishte zbuluar “rezerva” të panjohura  “Peshku” në Ballkan. Sillej rrotull Sali Berishës, Xhezair Zaganjorit, Adriatik Llallës, Bashkim Dedjas, Ilir Metës e lajmëronte Washingtonin se këtej ka “Peshk” se në grep kanë rënë 4 Klanet Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale.

Vepronte pra ai dje, si ambasadorja Kim sot. Edhe kjo, sillet rreth Edi Ramës, Arben Krajës, Olsian Çelës, Vitore Tushës, Gent Ibrahimit, Sali Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës, sa titulli Kim si Lu, mund të ishte edhe Lu si Kim dhe asgjë s’do ndryshonte.

Epo, përtej kureshtjes për emra, shqiptarëve u mungon ndryshimi. Në respekt të ndryshimit, edhe ne ndryshuam titullin nga Kim si Lu, në: Yuri Kim, “Ç’pati ky” (Peshku i gjatë)?!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu