Gjendja shëndetësore e Serkanit nis të përmirësohet. Kader qan e dëshpëruar pasi mësoi vdekjen e të atit. Ezhder i shpreh dashurinë Defnes për ta bërë për vete dhe i kërkon ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre.
Meral mëson se Kader është në një gjendje të dëshpëruar pasi ka mësuar vdekjen e babait të saj. Meral ndihet fajtore dhe vendos t’i tregojë Kaderit të vërtetën. Ajo i tregon Zehrës për vendimin që ka marrë por Zehra përpiqet ta bindë se ky nuk është vendimi i duhur. Ndërkohë Songyl me Ejlylin dhe Kaderin mësojnë se një shok i tyre i vjetër ka vdekur në një aksident. Zehra i tregon Meralit çfarë jete e vështirë e pret nëse heq dorë. /revistawho.com