Kur mëson që Merve i dha divorcin Serhani shkon me vrap të takojë Ojën dhe kujton momentet me të. Tajlan ka frikë se Pelin do e braktisë. Pelin bën gati valixhen për tu larguar. Tajlan shkon në shtëpi dhe habitet kur sheh Pelinin me valixhe.
Pelin heq dorë nga Emre dhe i thotë Tajlanit të shkojnë me pushime. Emre pret për Pelinin në aeroport por ajo nuk shkon. Emre ia plas të qarës ndërsa Burxhu i gjendet pranë. Emre i kërkon Burxhus të martohen. Serhan i tregon Ojas që Merve i dha divorcin. Oja dhe Serhan gëzojnë. Serhan i kërkon Ojas të martohen. Merve i kërkon Kerimit t’i gjejë një vend për të jetuar pasi nuk do të kthehet në Sarmashëk. Kerim e çon Merven në shtëpinë e tij të vjetër.
Merve i tregon Kerimit se vendosi të divorcohet. Kerim qan nga lumturia. Burxhu i thotë Emres se e kupton shumë mirë çfarë ndjen ai sepse edhe ajo ka qenë shumë e dashuruar. Ajo i jep forcë Emres të ecë përpara dhe ta harrojë Pelinin. Serhan dhe Kerim i japin fund armiqësisë. Një grua me emrin Shebnem ndjek Merven dhe mëson adresën e saj të re. Shebnem është nuse e Aksakëve. Ajo i kërkon Merves të heqë dorë nga divorci. Shebnem shkon tek Oja dhe përpiqet ta mashtrojë. Shebnem vendos të shpërngulet në Sarmashëk. Ajo mëson çdo gjë që ndodh në Sarmashëk falë estetistes./revistawho.com