Vrasje të vogla/ Merve ia punon pas shpine Ojas, ja ç’do ndodhë sot

0

Oja pret të ftuarit në festë. Merve dhe Pelin takohen me fëmijët para se të shkojnë në festë. Arzu bëhet gati duke menduar planin e hakmarrjes. Pelin i thotë Tajlanit se nuk do shkojë në festë në mënyrë që të kryejë ‘zhdukë’ Burxhun. Arzu vendos të shkojë në festë dhe e gënjen Nilajin duke i thënë se po shkon në punë.

Merve shkon në festë dhe siguron Ojan që sot do e zgjidhë punën e Elifit. Merve dhe Oja presin Elifin. Elif arrin të marrë ilaçin që i duhet për të helmuar Ojan dhe niset për në festë. Serhan ndjek Elifin pasi dyshon se ajo do i bëjë diçka Ojas. Arzu shkon në festë dhe siguron Ojan që ka hequr dorë nga plani për të ‘zhdukur’ Burxhun. Nilaj kupton që Arzu ka shkuar në festë dhe njofton Mehmetin. Serhan shkon në festë dhe paralajmëron Ojan që është në rrezik. Oja heq qafe Serhanin duke i dhënë të bëjë një punë. Mehmet vonohet për në festë pasi policia rrugore e ndalon. Merve ia punon pas shpine Ojas duke bashkëpunuar me Elifin. Pelin shkon në shtëpinë e Burxhus dhe i hedh helm në kanen e ujit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu