Në orët e para të paraditës Kuvendi njoftoi për zhvillimin e seances plenare, por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i opozitës e cila ka thirrur në protestë mbështetësit e saj dhe qytetarët.
Pas këtyre thirrjeve policia e shtetit është vënë në lëvizje, duke u pozicionuar në vendet strategjike, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Furgonë të policisë dhe dy makinat e ujit janë futur brenda perimetrit të Parlamentit.
Mësohet se rreth 800 forca policie nga komisariatet e Tiranës, do përbëjnë kordonin e sigurisë përreth Parlamentit. Në gatishmëri do jenë edhe FNSH, si dhe forcat RENEA, në rast se protestuesit do përplasen me policinë dhe do tentojnë të çajnë kordonin e sigurisë.