U sulmuan mediat që raportuan të parët lajmin e arrestimit të Eron Veliajt

0

Eksperti Gent Progni ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me sulmet që u janë bërë portaleve që kanë raportuar fillimisht lajmin për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Progni është shprehur se ka informacione për një zyrë në Fresk që menaxhohet nga një shtetas ukrainas dhe i shërben kryetarit të bashkisë duke censuruar çdo media që flet kundër Veliajt.

Eksperti bën me dije se ditën që është raportuar lajmi për arrestimin e Veliajt ka pasur një sulm të paimagjinueshëm në mediat që kanë botuar të parët lajmin e arrestit.

Sipas ekspertit, sulmi quhet “the DDoS” që në terma teknikë është sulm për të arritur kapacitetin maksimal të serverit që të ketë pamundësi të user-ave realë që të aksesojnë atë faqe web-i.

“Kam informacion se në Fresk është një zyrë që punon vetëm për këtë punë.

Në dijeninë time menaxhohet nga një shtetas ukrainas i punësuar në Shqipëri vetëm për t’i shërbyer kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Është zyrë e mirëfilltë black mail-i për të prishur ose për të censuruar çdo media të lirë që flet kundër.

Ditën e arrestimit duke qenë se kam biznes që menaxhoj shumë portale në Shqipëri kemi pasur një sulm të paimagjinueshëm në portale që kanë botuar të parët lajmin e arrestit.

Quhet sulm ‘the DoS’ në terma teknikë që është sulm për të arritur kapacitetin maksimal të serverit që të ketë pamundësi të user-ave realë që të aksesojnë atë faqe web-i”, është shprehur Progni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu