Ndërron jetë 57-vjecari Pelivan Sinanrapaj nga Ballshi.
Ai ishte i shtruar prej disa ditësh te spitali i Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, 57-vjeçari, është ndarë nga jeta pasditen e djeshme.
Në datë 29 janar në mbrëmje Pelivan Sinorrapaj ishte ulur në lokalin e lagjes në Ballsh së bashku me tre shokë.
Pasi kaluan disa orë duke konsumuar alkool 57-vjeçari me tre shokët Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç. u konfliktuan, sipas dëshmitarëve për politikë.
Sinanrrapaj ishte i papunë por së fundmi bashkëshortja ishte punësuar nga Bashkia e Ballshit dhe fakti që ai foli mirë për ta, besohet se kjo ndezi sherrin me miqtë e tij.
Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku Pelivan Sinanrapaj u godit dhe u gjakos.
Pas u rrah nga tre shokët, ai u la në mes të rrugës në gjendje të rëndë.
Babai i tre fëmijëve u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ia doli dot të mbijetonte nga plagët e marra. Pelivan Sinanrapaj do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Policia ndaloi autorët ndërkohë që gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë. Por tani, ata do të përballen me akuzën e plagosjes me pasojë vdekjen.