U akuzuan për shpërndarje droge, flet një prej aktoreve: Po më pengon të krijoj familje…

0

Gjyqi i famshmëm në të cilin janë përfshirë 20 persona, mes tyre edhe disa prej emrave më të njohur të kinematografisë në Turqi, nuk ka përfunduar ende. Të gjithë u shokuan kur morrën vesh lajmin se Cagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca ishin akuzuar për shpërndarje droge dhe madje u arrestuan. Edhe pse mendohej se kjo gjë mund të çonte në shkatërrimin e karrierës së aktorëve, deri më tani le të themi që nuk ka patur ndonjë ndikim të madh tek ta. Hetimet vazhdojnë prej 7 vitesh tashmë, edhe pse gjyqi është hapur vetëm vitin e kaluar.

Të lodhur nga kjo betejë me autoritetet vendase, aktorët kanë vazhduar jetën e tyre normalisht. Ose të paktën, kjo është ajo çka Gizem dëshiron të bëjë.”Kjo gjë ka 7 vite që më përndjek. Nuk kam blerë dhe nuk kam shitur kurrë drogë. Nuk kanë mundur kurrë të nxjerrin prova konkrete kundër meje, pasi këto prova nuk egzistojnë. Unë dëshiroj që të krijoj familje, të bëhem nënë dhe të planifikoj të ardhmen time…por kjo situatë po më pengon. Nuk mund të ndërmarr hapa të tilla në jetë, duke ditur që zhvillohet një gjyq dhe që unë konsiderohem si një shpërndarëse droge,” ka thënë Gizem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu