Turqit të shqetësuar, “Bihter” dhe bashkëshorti i saj nuk i ndoqën rregullat për Koronavirusin

0

Aktorja Beren Saat dhe bashkëshorti i saj Kenan Dogulu janë sot në vëmendje të mediave turke për shkak se nuk i janë përmbajtur rregullave për të parandaluar Koronavirusin. Mediat turke shkruajnë se aktorja dhe bashkëshorti i saj kanë shkuar me pushime disa ditë në Londër dhe janë kthyer.

Ndërkohë që pas rastit të parë me koronavirus të shfaqur në Turqi, ministri i Shëndetësisë kishte bërë thirrje që të kufizohet lëvizja. Turqit janë të shqetësuar se çifti mund të jetë prekur nga koronavirusi pasi nuk e kanë zbatuar rregullin për të qëndruar 14 ditë të izoluar. Vetë aktorja dhe bashkëshorti i saj ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë dhe po pritet reagimi i tyre për mediat./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu