Turistja e huaj shtrohet te Infektivi: Spitali si kopësht zoologjik, nuk ka kushtet minimale!

0

Në Spitalin Infektiv të Tiranës po marrin trajtim spitalor krahas pacientëve shqiptarë edhe shtetas të huaj, të cilët janë infektuar gjatë pushimeve në Shqipëri. Një turist holandez, i cili ka të shtruar motrën, e ka krahasuar Spitalin Infektiv me një kopsht zoologjik dhe i ka kërkuar Ministres së Shëndetësisë që të vijë e të kontrollojë kushtet brenda spitalit.

Nga SYRI TV

Shtetasi holandez, që ka ardhur në vendin tonë si turist ka 9 ditë që qëndron në oborrin e Spitalit Infektiv në pritje të lajmeve për motrën , tha:

“Kam motrën time këtu prej mëse një jave. Gjatë javës së parë nuk kisha asnjë komunikim, nuk e dija se çfarë ndodhte brenda, por tani kam emrin e doktorit dhe flas. Problemi është se brenda është shumë vapë, si një sauna, si një kopsht zoologjik.

I kërkoj Ministrit të Shëndetësisë të vijë e të kontrollojë, të shohë kushtet pasi ka probleme me mungesën e materialeve, është shumë keq. Ky është opinioni im.

Më vjen shumë keq për qytetarët shqiptarë nëse do të vijë në këtë spital. Nuk do të kenë fund të mirë, që të jem i sinqertë, pasi klima rreth spitalit nuk është e mirë.

Aktualisht  në Spitalin Infektiv marrin shërbimin e bluzave të bardha 60 pacientë. Situata e pandemisë në vendin tonë është rënduar për shkak të depërtimit të virusit Delta.

Çdo ditë raportohen mbi 50 raste ndërkohë që janë rikthyer edhe humbjet e jetës si pasojë e Covid 19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu