Trafikanti “Visii Pojës” mori leje për ndertim hoteli nga Edi Rama

0
Elvis Doçi, i njohur si ‘Visi i Pojës’, është një emër i njohur i botës së krimit, i dënuar më parë për trafik ndërkombëtar droge dhe aktualisht në kërkim si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal, i goditur në kuadër të operacionit të përbashkët ‘Ura’ mes SPAK dhe Antimafias italiane. Në prill të vitit 2024, kompania e tij ‘Eldemar Construction’ mori leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, për ndërtimin e një hoteli 10 kate me papafingo dhe 3 kate nëntokë në Durrës.
Hetimet tregojnë se kompania në fjalë është një prej mekanizmave të përdorur për pastrimin e miliona eurove të përfituara nga trafiku i drogës. Vetëm një vit më parë, gjatë një kontrolli të SPAK në banesën e Doçit, u gjetën 3 milionë euro cash të futura në fuçi, një provë e drejtpërdrejtë e përmasave të aktivitetit kriminal të tij.
Sipas Prokurorisë, Elvis Doçi drejtonte aktivitetin kriminal të nisur nga xhaxhai i tij, Xhevdet Troplini (Poja), ndërsa përmes kompanive dhe bizneseve të tij në Durrës dhe Vlorë, ai ka ndihmuar në legalizimin e të ardhurave të paligjshme.
Për shkrimin e plotë klikoni linkun në Story

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu