Spiropali ja çon Ramës… moralin: Opozitës nuk i çohet … besimi, Skënderbe a ta pjellim një Opozitë të re?!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Zëdhënësja e qeverisë Rama, ajo që kryeministrin  e ka Skenderbe, Elisa Spiropali nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës gjatë fjalës së saj sot në parlament. Fjala e saj tingëllonte mes thirrjeve që vinin nga jashtë: Rama ik, qeveri hajdute, deputete kriminelë etj.

E veshur me firmato dhe shumë e shperqëndruar nga pushteti i pamate, ajo ben çudira, duke bere deklarata fshatareske, megjithese ka tituj shkencorë, të përfolur si plagjiatura.

Spiropali e ka quajtur opozitën “plaçkë” duke i kujtuar një shprehje të Çerçiz Topullit: “Kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë” dhe me kete rast ben te qeshe ata qe opozita i quan plaçke te hajnise e krimit, pra koleget e Spiropalit, shume prej tyre edhe pa shkolle fillore, por me disa universitete dhe tituj shkencorë.

Teksa opozita proteston mes tensioneve dhe dhunës para parlamentit, Spiropali deklaron nga foltorja se shqiptarët duhet ta hedhin në kosh këtë opozitë, ta flakintej, të mos e dëgjojnë më, të vëndosin vetë si në kohën e Enverit… nga ku “do të lindë një opozitë e re”. Deri ketu vete injoranca e kesaj zonje me pasuri perrallore dhe e ardhur nga nje familje shume e varfër.

“Dua t’i kujtoj një shprehje të Çerçiz Topullit, kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë. 

Shqiptarët do t’i degdisin në koshin e historisë dhe nga ajo mund të lindë një opozitë e re nga shqiptarët dhe për shqiptarët”, deklaroi Spiropali me krenari dhe u duartrokit nga deputetet kukulla, te akuzuar te gjithe si milionere me rroga pese here me te vogla se çdonjëri prej 1 milion e ca emigranteve tane ne perendim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu