SPAK-u pranon se në korrupsionin e inceneratorit të Tiranës, përgjegjës janë edhe Rama dhe Veliaj

0

SPAK po i shkon në fund çështjes së inceneratorëve. Janë disa qindra zyrtarë të arrestuar për aferën që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe në Tiranë.

15 urdhërarrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Këta janë 4 personat e ndaluar
Janë përfshirë ministra, drejtues të lartë të pushtetit, pushtetarë vendorë dhe kuptohet një skemë e dirigjuar nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët në fakt pretendohet se, kanë korruptuar tërë shtetin dhe në këtë rast përgjegjësinë e ka kush?

Pushteti vendor, ku janë kryetarët e bashkive dhe pushteti qëndror që në rastin e Tiranës dhe të tjera na kanë treguar se nuk ekziston, që janë shërbëtorë të korrupsionit të lekëve që u hidhen me shukë surratit.

SPAK konfirmon për aferën me inceneratorit e Tiranës
Në rastin e inceneratorit të Tiranës, përgjegjës janë dhe Rama dhe Veliaj.

Edhe për Elbasanin është kryeministri, edhe për Fierin kryeministri dhe stafi i tij. Së pari, për faktin si u mund që u bënë 14 vendime brenda ditës për Elbasanin dhe më pas nuk u verifikua asgjë, ndërkohë që mediat shkruanin dhe bërtisnin kryeministri ynë mbronte inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë që këtë verë edhe pse janë paguar 24 milionë euro plehrat në Elbasan u dogjën sërish. Inceneratori ka një kosto katastrofike, rreth 2 milionë euro për tu mbuluar.

Zjarr te pika e grumbullimit të plehrave në Elbasan
Në Fier doli na tha kryeministri dhe deputetët e tij se, inceneratori ishte përfunduar, punonte, na treguan një transportier, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. Inceneratori nuk ka përfunduar kërkon ende investim dhe kryeministri këtë e di shumë mirë pavarësisht se fshihet dhe gjithmonë e mbron.

Rama u hedh hi syve shqiptarëve/ “Inceneratorët punojnë”
Ashtu siç ka mbrojtur Elbasanin dhe Fierin , kryeministri mbrojti Tiranën kur na tha se ishte Paul Wurth. Në fakt në Tiranë nuk ishte Paul Wurth. Ai ishte thjesht dhe vetëm një emër i vendosur për një kontratë fiktive.

Edi Rama: “Paul Wurth”, garanci për inceneratorët. Mirel Mërtiri: Janë Plehra!
Kur mediat raportuan këtu e 5 vite më parë fort për këtë skandal, se gjithçka po e bënte Klodian Zoto me Mirel Mërtirin, kur të gjithë biznesmenët e Tiranës duhet të kalonin dherat nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kur të gjithë institucionet thonin se ishte Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto pas inceneratorit të Tiranës, kryeministri dilte e na thonte që ishte një kompani e huaj se kishte kompani prestigjoze e kryebashkiaku Veliaj, na tha se kishin ardhur holandezët. GËNJESHTRA

Në çdo rast Edi Rama dhe Erion Veliaj janë përgjegjës për inecenartorin e aferën e inceneratorëve dhe aq më shumë për atë të Tiranës. Jo sepse mund të kenë marrë ndonjë shukë me lekë dhe i ka korruptuar Mirel Mërtiri si këta zyrtarët lart e poshtë.

Inceneratori i Tiranës, pronarët e rinj dhe SPAK
Këtë askush nuk e ka thënë deri më tani, sepse ende nuk gjenden prova, por lidhjet janë kaq të forta sa ngrenë dyshime pafund.

Nga ana tjetër askush nuk mund të thotë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë përgjegjës thjesht dhe vetëm për faktin se mediat kanë vite që denoncojnë dhe pushteti bën “budallain”.
Kush dhe pse po flet për inceneratorët?
U zhvillua një komision hetimor dhe nuk u ngritën të verifikonin, të vlerësonin, të merrnin makinat e tyre luksoze që ua paguajnë taksapaguesit shqiptarë, të merrnin me vete Ëngjëll Agaçin apo Taulant Tushen dhe të shkonin te landfilli dhe ta shikonin se ku ishte inceneratori. Por mashtruan, bashkë Rilindja dhe papagallët er gjobaxhinjtë e saj mediatikë edhe kombëtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu