SPAK ç’pret, “bilbil” nga Rama?! Ilir Meta paguan 160 mijë euro në vit për shkollën e fëmijëve në Londër!

0

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është partia më e shqetësuar në vend kohët e fundit pas humbjes në 25 prill.

Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta në media bëjnë thirrje që të rinjtë të kthehen në Shqipëri, por fëmijët e tyre i kanë larguar për në Londër.

Kryetarja e LSI-së tha më parë në emisionin “Tempora” në Rtv Ora se Rama i harxhon aq para sa ka shpenzuar ajo për shkollimin e fëmijëve në një weekend për kokainë.

Por sa para ka harxhuar Kryemadhi?

Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se kryetarja e LSI dhe presidenti Meta shpenzojnë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër. Por teksa Kryemadhi përlotet nëpër studio televizionesh dhe flet për kërcënime, në fakt të tre fëmijët e saj po i arsimon jashtë vendit

Kjo duket si një tentativë e kryetares së LSI-së për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, të cilët tashmë e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se ajo dhe presidenti Ilir Meta fëmijët e vet i kanë larguar nga vendi ynë dhe i kanë dërguar në Angli për një jetë më të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu