‘S’kam dashur njeri si ti’/ Historia rozë që tronditi sistemin e drejtësisë, gjyqtarja Arnisa Këlliçi u kërcënua nga një ish-gjyqtar; dalin mesazhet

0

Seriali i Arnisa Këlliçit vazhdon, por me detaje të reja po aq tronditëse. ZËRI ka zbuluar se i gjithë skandali me kërcënimin e saj ka edhe një anë rozë, e nisur me gjasë pas një afere dashurie e pretenduar kjo nga disa mesazhe që një ish-gjyqtar i ka dërguar Këlliçit. Prokuroria e Tiranës vendosi sot nën akuzë gjyqtaren Arnisa Këlliçi, për falsifikim dokumentash dhe kallëzim të rremë, duke pretenduar se letra kërcënuese që ajo denoncoi ishte shkruar prej vetë asaj. Por ajo e mohon këtë fakt dhe vazhdon e ngul këmbë tek fakti që është kërcënuar.

Por kush është personi që dëshiron që ta shohë keq dhe përse? Më shumë shpjegime do të japin mesazhet që një ish-gjyqtar (identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë) i dërgon Këlliçit.

'S'kam dashur njeri si ti'/ Historia rozë që tronditi

“Ti ishte Zoti në Tokë për mua, para teje mohova gjithçka dhe kurrë nuk kam për të dashur femër tjetër si ty. Asnjë në botë.”

Goxha romantike, përveç që diçka shkon shumë keq rrugës. Se përse, nuk dihet! Gjatë kohës që gjyqtarja ishte në mbrojtje speciale rezulton se ajo është kontaktuar nga ish-gjyqtari “X”, të cilit nuk ia ka numrin. Ky i fundit, shfrytëzon rastin që t’i rivërtetojë burrërinë e tij dhe i premton diçka shumë të fortë që ndoshta është pasojë e vendimit të sotëm; do i japë fund karrierës së saj! I mburret në mesazhe se ka miq shumë lart dhe se do ta fundosë.

'S'kam dashur njeri si ti'/ Historia rozë që tronditi

X: Mua do ma ngresh telefonin
Arnisa: Kush jeni ju?
X: B.M., jam e ke pas numrin.
Arnisa: Qofsh me shëndet, e ça do?
X: Mjaftojnë sytë për të kuptuar me kë po merresh.
Arnisa: Këto janë sqarime që duhen diskutuar me një okulist. nëse ke diçka me mua ma shkruaj.
X: Pse mos dukem gjë se kam frikë ngaqë njifke ti dy porthale. Fiksoje këtë vështirm se kjo ka rëndësi. Njoh gjithë sistemin dhe edhe më tej. Ti do digjesh si askush tjetër. Që kur ta kuptosh kush jam. Të të të kem edhe përballë. Jam burrë me “rr” jo bythec.
Arnisa: Uroj që kjo që më ke shkruar të të ndihmojë që ta bindësh veten të paktën.

'S'kam dashur njeri si ti'/ Historia rozë që tronditi

Më pas, i çon audio: Do të të ha turinjtë, dëgjove apo jo?

Këtë të fundit nuk dimë sesi ta marrim, si një kërcënim, apo diçka më rozë? Vetëm diçka ka rëndësi. Kjo histori është plasur në media nga vetë gjyqtarja, e cila kërcënohet për diçka që askush nuk e di se përse. Një çështje e nisur si shaka nuk po duket e tillë. As ajo vetë nuk e tregon në media ndërsa kërkon ndryshimin e dorës që po heton çështjen. Sipas saj, është shkelje që të trajtohet rasti në Prokurorinë e Tiranës, e cila tashmë ka 2 akuza ndaj saj, e në fund, nëse ajo nuk e bën, letrat do të flasin. E madje kundër saj.Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu