Simulues dhe fshehës të mëdhenj

0
Shkruan Zef Ndreka
Sigurisht, këto nofka, më së shumti i shkojnë për shtat përsonave politik, që prodhojnë histori mashtrimesh duke u trembur prej tyre e duke u përpjekur më pas t’i fshehin gjurmët.
Në historinë politike shqiptare, kanë ndodhur ngjarje të cilat kanë patur protagonist, kryesisht Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Sali Berishën e së fundmi Edvin Kristaq Ramën.
Të gjithë këto, sigurisht që do kenë patur si busull orientuese teoritë e Macchiavelli-t. Ashtu si shumë prijës në vënde të tjera.
Ndoshta me shumë të drejtë, Niccolò Macchiavelli, i lindur në Firenze, me 3 maj 1469, pra pak vite pas Skënderbeut tonë historik, është konsideruar si babai i shkencave politike moderne!
Në fakt -shkruan ai në ato vite, prijësi i përsosur duhet të jetë gjithashtu një “simulues dhe fshehës ” i madh, në gjendje të maskojë natyrën e tij të vërtetë pikërisht sepse ai që mashtron do te gjejë gjithmonë se kush do të mashtrohet.
Ky mbetët thelbi!
Ky është përcaktimi i hidhur, që daton rreth 500 vjet më parë, por që është aktual edhe në ditët e sotme, duke e konfirmuar sa e pa ndryshueshme është natyra njerëzore!
A nuk ka ndodhur kështu edhe në vëndin tonë në 100 e kusur vite shtet?!
A nuk ka ndodhur me të gjithë udhëheqesit duke filluar me:
-Zogun kur “gjeti” zogistët?!
-Me Enverin kur gjeti dhe mashtroi “enveristët”!
-Me Berishën kur supërmashtroi “salikratët” dhe vazhdon ënde sot?!
-Me Ramën që s’ka tjetër teori e praktikë veç simulimit, mashtrimit dhe fshehjes?!
Gjykojeni vetë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu