Sikur, t’flas gabim…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Sikur, t’flas gabim…

Sikur t’isha gabim
Për nanloken tonë
A janë t’bijtë e sajë?
Që jetën i nënshtrun.

Zot, u ç’mbush vendi
U ç’mbushën shkollat
Krejtë, ç’mbush shpija
Se, ikën larg djemnia.

Na u plak i tanë vendi
E na u plak krejtë jeta
Bosh mbeten oborret
T’zbrazta janë qytetet.

Politik zez, ti marrake
Punove, ç’nuk punove
Krejt mbetem të vetëm
Tanë vendin, gjymtove.

Qeshën, shpirti i botës
N’rininë tonë shqiptare
Të parët nëpër shkolla
E në maja, ndër zanate.

Ndërsa, ti po i dëbon
Larg nanës i ke tretë
Duke u endur, botës
Se ku të gjejnë streh.

Ti, gjithë atë pasuni
Pa mend e rreshtuar
Po ban jetën luksoze
E vendi ynë i mjeruar.

Jo jo, unë nuk gaboj
Kështu jeton realiteti
Jeta e t’përditshmes
O ju, krenët të shtetit.

Mos delni me llokmë
Qefit t’u i kcy n’shpinë
Tu la të keqt, me t’keq
Dosjet, flejnë me vjet.

Ja, kështu i ka ndodh
Nanës tonë t’dashtun
Kësajë dashnie t’bukur
Shpirtin i kanē bajatur.

Lakmi, në liderat rrotull
Që kapin, pak mirodina
Bajnë ligjet, për popull
Që vendit ti qesh fëtyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu