Shtëpia e Bardhë: Faqezinjtë hajdutë po na sulmojnë ambasadoren! Kujdes, ajo përfaqëson presidentin!

0

Departamenti i Shtetit ka reaguar për ‘Zërin e Amerikës’, lidhur me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha në adresë të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

DASH thotë se akuzat ndaj Kim janë shqetësuese.

Në këtë deklaratë, një zëdhënës i DASH thekson se ambasadorja Yuri Kim, në Tiranë përfaqëson presidentin e majtë, Joe Biden.

Ambasadorja Yuri Kim është kritikuar vazhdimisht për ndërhyrjet e saj të vazhdueshme në politikën shqiptare, teksa ka mbështetur dukshëm qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka sulmuar opozitën dhe veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për qëndrimet e pazakonta të Kim ka dhjetëra shkrime denoncuese edhe nga mediat amerikane që e akuzojnë atë se po zbaton në Tiranë agjendën e George Soros.

Ja reagimi i DASH për Zërin e Amerikës
Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga Berisha për Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë”.

“Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni”, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zëdhënësi, vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellt[.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu