Shqiptarët janë bashkë, Nga Kosova sapo u nisën 9 kamionë me ndihma drejt Shqipërisë (film)

0

Të tjera ndihma nisen nga Kosova për familjet dhe personat e prekur nga tërmeti tragjik i ditës së djeshme.

Gjatë ditës së sotme 9 kamionë me ndihma janë nisur nga Kosova drejt vendit tone.

Lajmin e ka bërë të ditur Astrit Panxha, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Në video e publikuar kamionët duken të jenë të mbuluar në kofano me flamuj shqiptarë.

“Ushtria e Prodhuesve te Kosoves, ndihma per vllezerit dhe motrat e Shqiperise. Kontigjenti i pare me ndihma nga Klubi i Prodhuesve te Kosoves, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugove dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshek”, thuhet në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu