Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës kanë përsëritur kërkesën ndaj kreut të shtetit serb që të deklasifikojë dosjet e agjentëve të huaj të UDB-së. Një kërkesë e tillë është në formë kushti, me argumentimin se tashmë lufta e ftohtë dhe lufta në Ballkan kanë përfunduar, ndërsa bota po orientohet drejt një politike më paqësore dhe integruese.
Në kërkesën që i përsëritet pas 5 vitesh, organizmat kryesorë europianë i kujtojnë Aleksandër Vuçiç se Serbia ka hapur negociatat dhe është në fazën tjetër të bisedimeve për anëtarësimin në BE. Ndaj nuk ka asnjë arsye që t’i mbajë të fshehtë organizmit në të cilin do të anëtarësohet por dhe vendeve mike që pretendojnë të jenë pjesë e BE, dosje të cilave u ka kaluar afati ligjor që të jenë të hapura për publikun.
Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian i sjellin presidenti serb shembullin e Gjermanisë, e cila shumë kohë më parë zbardhi listën e të gjithë agjentëve të shërbimit sekret gjermano-lindor, STAS. Mes këtyre agjentëve u zbuluan se kishin qënë shkrimtarë, poetë, politikanë të lartë, deri dhe nobelistë. Por kjo nuk e bëri Gjermaninë as një vend jo demokratik e as një shkelëse e ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ndonëse Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës kërkojnë zbatimin e rezolutave të miratuara 5 vite më parë, Vuçiç ka mbetur vetëm në kuadrin e deklaratave kërcënuese ndaj njerëzve të involvuar si spiunë të UDB.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar muaj më parë se do bëjë publikë emrat e të gjithë spiunëve shqiptarë që kanë qënë në shërbim të UDB. Paralajmërimi tronditi politikën shqiptare, pasi rrezikon të zbardhen emrat e politikanëve aktivë, që kanë qënë në “borderonë” e UDB.
Por kreu i shtetit serb mbeti vetëm në kuadrin e kërcënimeve, pas sulmeve të forta që iu bënë nga ana e disa politikanëve shqiptarë për “minishengenin” dhe idenë e “Jugosllavisë së re”. Vuçiç me sa duket kërcënoi politikanët shqiptarë, ish spiunë të UDB, që t’ju kujtonte se Jugosllavisë së vjetër dhe Serbisë i kanë shërbyer me shumë devotshmëri si spiunë.
Duke parë që deklaratat e presidentit serb kanë pasur qëllim konsumin politik dhe për të trembur politikanët e Ballkanit, ish- agjentë të shërbimit sekret serb, organizmat europianë ia kanë përsëritur me këmbëngulje kërkesën për publikimin e dosjeve të ish spiunëve të UDB.
Sali Berisha është në krye të listës së politikanëve të Ballkanit që është akuzuar si spiun i UDB dhe gjatë gjithë karrierës së parë dhe të dytë politike ka qënë në shërbim të shtetit serb.
Madje deri dhe për ardhjen në krye të PD, ka akuza se Berisha është mbështetur nga shërbimi sekret serb.
Ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla pretendon se zotëron një dokument kompromentues të shërbimit sekret ish Jugosllav, i cili nënvizonte që në vitin 1985 se në Tiranë kanë njeriun e tyre Sali Berisha.
Ngjarjet që precipituan më vonë, me vrasjen e 4 martirëve të demokracisë me 2 prill në Shkodër, përndjekjen dhe eleminimin e veprimtarëve të çlirimit të Kosovës, furnizimi me naftë e armë i Milosheviçit në kulmin e embargos, tentativa për të sabotuar Rambujenë dhe elementë të tjerë afinitivë me Beogradin, krijojnë dyshimin e thellë se Berisha është shërbëtor i Serbisë.
Nuk mund të anashkalohen akuzat e Azem Hajdarit në vitin 1995 për zhdukjen e dosjeve të agjentëve shqiptarë të UDB, apo akuzat e forta të Hashim Thaçit, i cili ka qënë njeriu që ka udhëhequr UÇK në luftë kundër okupimin serb dhe kishte në dorë shumë informacione sekrete.
Takimet e Berishës me Arkan dhe Momir Bulatoviç i mbështesin fort akuzat ndaj ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar si agjent i UDB-së dhe shërbëtor i Beogradit.
Ndaj presioni i Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës mbi presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të hapë dosjet e UDB dhe të publikojë emrat e spiunët e këtij sherbimi sekret, ka shkaktuar tronditje të madhe tek Sali Berisha. I cili po bën të gjitha përpjekjet që të zhdukë gjithçka që e lidh me këtë shërbim famëkeq, në “borderonë” e të cilit ka qënë për vite me radhë.
Kreu i shteti serb Vuçiç sado që të vonojë, njëherë do t’i zbardhë këto dosje. Janë kusht për integrimin, si një tregues që Serbia është ndarë njëherë e mirë nga e kaluara e hidhur.