Saliu në Primare “krijon” sozinë e Yuri Kim dhe e paraqet sikur votoi…

0

Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj

Sot në tërë Shqipërinë po zhvillohen primaret në PD. Anëtarët dhe simpatizantët po përzgjedhin sipas modelit amerikan figuart që do të përballen më 14 maj 2023 me kandIdatët e partisë socialiste.

E ashpër ngjan beteja për Tiranën. Aty kryebashkiaku Erion Veliaj do të jetë përballë me shtatë “gjigandët” e të djathtës që sot matin forcat mes vetes.

Janë Belind Këlliçi, Adriana Kalaja, Julian Deda, Ilir Alimehmeti, Fatmir Merkoçi, Enkelejda Fejzo dhe Gert Bogdani që sot do kalojnë një proces “fermentimi” që neser të jenë të gjithë për njërin prej tyre, vetëm të mundin milionerin pa rrogë Erion Veliaj.

Meqë Veliaj njihet si mik i Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha përmes fotove sot ka luajtur me imazhin e gruas së vet Liri Berisha. Në pamje të parë, sapo shikon Liri Berishën, të ngjan në mos ambasadorja Yuri Kim, të paktën si sozia e saj.

E jo vetëm kaq. Shikoni fotot me kujdes. Sali Berisha rri pak në hije të saj, i vemëndshëm kur ajo lexon diçka në telefon, i kujdesshëm për të qënë Saliu fitues i Tiranës, sa njerëzia që i kalojnë fotot, hajt ma, se na mërzitën këta, ndalon në, hej more, po këta janë bashkë, ç’do Yuri Kim tek zgjedhjet e Partisë Demokratike?!

Ja pra, momentet më pikante sot, janë përmbledhur në foton më pikante, ku Liri Berisha ngjan si sozia e ambasadores Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu