Sali Berisha, o Kimete, kërkoju ndjesë publike shqiptarve, se demokratët s’hanë bar

0

Sipas Berishës, ambasadorja në deklaratat e saj ka qënë e pakujdesshme, aq sa ka krahasua tërthorazi Partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha me atë të diktatorit Enver Hoxha.

Ish- kryeministri Sali Berisha është përballur sërish me përfaqësine diplomatike të SHBA-ve, Yuri Kim. Sipas Berishës, ambasadorja në deklaratat e saj ka qënë e pakujdesshme, aq sa ka krahasuar tërthorazi Partinë Demokratike të drejtuar nga Berisha me atë të diktatorit Enver Hoxha. ‘Demokratët të mos hanë bar’, kështu u shpreh Kim lidhur me situatat aktuale që kanë ndodhur në vend dhe përçarjes së dy ‘B-ve’(Berisha-Basha). Berisha tha se, ndonëse ai i kërkoi ambasadores që t’u kërkonte falje shqiptarëve, ajo nuk e bëri.

  • ‘Përgjigjen që unë i dhashë asaj për barin mund ta plotësoj. Zonja, e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë, përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët. Përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha, u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do tu nënshtrohemi. Që një diplomate, përfaqësuese e vendit që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën, o ka qenë anëtare e grupeve leniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën, ose pastaj është keq këshilluar.’, u shpreh Berisha në emisionin ‘Deklog’ në RTSH 24.
    Por, se sa lidhet ‘bari’ me regjimin komunist dhe sesa ndryshim ka ‘bari’ me atë që solli më vonë lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha nuk preferoi të ndalej pasi siç edhe dihet tashmë, më së shumti për ish- Kryeministrin ka rëndësi të hidhet baltë ndaj dikujt tjetër e jo të ‘pastrojë’ të tijën.

    Komenti i Berishës vijoi sërish me akuzat e ambasadores Kim, duke e cilësuar si arrogante, njeri të pavyrtytshëm, megjithatë nuk e cilësoi si armike. Sidoqoftë, në momentin që akuzon një ambasadore të SHBA-ve se ka përdorur qëllimisht citatet e një diktatori si Enver Hoxha, duke ditur mirë politikën që SHBA që në gjenezë është munduar të ndjekë, është e vështirë të besohet se nuk e cilëson si armike!

    ‘Ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe, jashtë normave të mija, i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert, i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi, i kam kërkuar tu kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyerje kolektive, njeriu edhe ndaj një fyerje individuale, duhet të kërkojë ndjesë. Por ndaj një fyerje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike’, tha ish-kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu