Sali Berisha “antiamerikani i fundit” dhe anti-amerikanizmi në politikën botërore!?

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Sali Berisha është përfshirë në një debat të ashpër me gazetarin nga Kosova, Imer Mushkolaj, në TV Dukagjini. Gazetari Mushkolaj renditi disa argumenta, ngjarje politike në debatin në TV Dukagjini me Sali Berishën, duke akuzuar Berishën si person që ka “djegur Shqipërinë” për interesant personale. Berisha iu përgjigj, se gazetari, është një provokator nga Novi Sadi!? Nuk kam ndërmend të futem në këtë debat, por në të gjitha daljet e tija publike në 30 vite, në situata të vështira dhe normale, Berisha ka përdorur shpesh argumeta pa bazë, shpifje dhe kundër shpifje, kur është akuzuar edhe me kundërshtarët në PD. Edhe së fundi Berisha manipulon mbështetësit e tij dhe opinion publik se protesta që morë pjesë edhe individë me vepra kriminale e datës 8 Janarë, ishte paqësore. E shkruaj publikisht, që Berisha ka ditur shumë mirë të lozi me ndjenjat e patriotëve dhe anti-komunistëve të vërtetë, mbasi vjen nga një formim bolshevik, komunist dhe është një person që imponohet shumë për të dalë “fjala dhe të thënat e tija”, deri në patologji, crregullim.
Kam besimin e plotë që koha, drejtësia e pavarur studjuesit e shkencave politike dhe politikologët do të dalin me konkluzione politike e shkencore për këta ngjarje dhe së fundi 8 Janarin, aktet kriminale para selisë së PD-së, që vunë në rrezik jetën e drejtuesve të PD-së në seli dhe kërkonin të vënin demokratët kundër njëri tjetrit. Personalisht si studjues i psikologjisë dhe komunikimit, po sjelli një shembull që përbën studim rasti. Tashti e kuptoj se si Berisha para viteve 2013 sulmonte Edi Ramën më një fjalorë të ashpër me shumë akuza, opozitën dhe në 2008 bashkëpunoi me Edi Ramën për ndryshimet kushtetuese. Këta ndryshime kushtetuese Berisha-Rama vazhdojnë të dëmtojnë zhvillimet demokratike në Shqipëri, duke e lënë vendin në një anarki totale, në kolaps ekonomik, të paintegruar, duke akuzuar Lulzim Bashën si “peng i Edi Ramës”!?
Të gjitha këta akuza Berisha, i bën sot kur partnerët tanë Sh. B. A. kërkojnë zhvillime demokratike, shtet ligjorë dhe luftë kundër korrupsionit në rajon dhe Shqipëri. Po njëkohësisht në Shqipëri dhe rajon bëjnë një lojë të madhe edhe shërbimet lindore dhe KGB-ja, për ta destabilizuar, sunduar rajonin e Ballkanit, Shqipërinë dhe Kosovën dhe kur në Ukrainë ka një tension të shtuar ndërmjet Rusisë, Natos dhe Sh.B.A.-ve. Kjo mënyrë komunikimi e Berishës, fjalori dhe shpifjet duhet të marrin fund, mbasi ndikojnë shumë negativisht tek shikuesi, mbështetësit e tij, që nuk ka aftësi të kuptojë këtë “lojë të Berishës” dhe manipulohen emocionalisht, duke menduar se Berisha thotë të vërtetën dhe aq më tepër, do ta rrëzojë për 6 muaj Edi Ramën?! Por një deklaratë që më bëri të shfletoj literaturën në internet, ishte deklarata e gazetarit Mushkolaj, që Sali Berisha është antiamerikani i fundit në rajon!? Edhe kjo akuzë kërkon një analizë të detajuar politike dhe pse jo shkencore se nëse është e vërtetë?! Në 30 vite raportet e Sali Berishës me Sh.B.A.të në planin politik dhe diplomatik kanë qenë me shumë ulje dhe ngritje, paqartësi shpesh për qëllime personale.
Mendoj se Berisha ka bashkëpunuar me Sh.B.A.të, por nuk e ka treguar vehten politikan pro-amerikan në këta 30 vite. Ka qenë shumë e vështirë, që një ish-komunist të konceptonte dhe pranonte amerikanizmin, shtetin e së drejtës, ekonominë liberale dhe demokracinë perëndimore në politikën e tij 30 vjecare! Neve nuk kemi një “makinë të memories” për të provuar se dikush është anti-amerikan apo pro-amerikan. Por veprimet politike të Berishës në moment të caktuara, në 30 vite kanë kundërshtuar hapur politikën e Sh.B.A.-ve në Shqipëri. Mendoj se me të vërtetë ka ardhur koha që amerikanizmi dhe rëndësisa e Sh.B.A.-ve të ketë një vend të vecantë për shqiptarët dhe klasën politike në Shqipëri. Mendoj se në këta 30 vite në rajon, Kosovë dhe Shqipëri ka patur dhe vazhdon të ketë edhe politikanë anti-amerikanë. Prandaj e kam shkruar se ministri i I-rë i jashtëm pro-amerikan në politikën shqiptare në 30 vite ka qenë Lulzim Basha. Pjesa tjetër kanë qenë edhe “kukulla ruse dhe lindore” dhe disa individë, bolshevikë pa një “paradigmë politike perëndimore”, europiane dhe aq më tepër amerikane. Në këtë kontekst iu drejtova du studjuesve amerikanë Peter J. Katzenstein dhe Robert O. Keohane për të argumentuar se cfarë është antiamerikanizmi në politikën botërore dhe sidomos mbas vitit 2002. Anti-amerikanizmi ka qenë objekt i shumë komenteve, por pak kërkimesh serioze. Si përgjigje, Peter J. Katzenstein dhe Robert O. Keohane Princeton University, botuar në vitin 2007, kanë mbledhur një grup të shquar ekspertësh, duke përfshirë historianë, analistë të të dhënave të sondazheve, shkencëtarë politikë, antropologë dhe sociologë, për të eksploruar anti-amerikanizmin në thellësi, duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore. Rezultati është një libër që heton thellësisht një aspekt qendror të politikës botërore që përmendet shpesh, por rrallë kuptohet?! Me të vërtetë amerikanizmi përmendet, komentohet por shpesh nuk kuptohet dhe me dashje keqinterpretohet! Në fillim të viteve 90-të Sh.B.A.të kanë ndikuar shumë për rrëzimin e komunizmit, por shqiptarët e varfër mendonin se Sh.B.A,të sjellin ndihma humanitare dhe ushqimore sic kanë bërë shumë vënde europinane në situata të rënda krize ekonomike në fillim të viteve 90-të. Amerikanizmi ka formën dhe përmbajtjen, ka të menduarit dhe të interpretuarit, ka bazën filozofike të një perandorie të demokracisë botërore, që për neve shqiptarët ka bërë shumë, na ka mbështetur shumë në momente politike tepër të vështira.
Studjuesit e librit: “Anti-amerikanizmi në politikën botërore”, nëpërmjet një analize shteruese politike dhe shkencore dhe me syrin kritik kanë pasqyruar antiamerikanizmin në në politikën botërore. Në vitin 1941 Henry Luce foli për ardhjen e “shekullit amerikan”. Sot komentuesit në të gjithë spektrin politik botërorë theksojnë mbizotërimin e Amerikës aftësitë ushtarake dhe fuqinë ekonomike. Megjithatë, pas gjashtëdhjetë vjetësh lidershipi global, Shtetet e Bashkuara nuk janë aspak të “admiruara” botërisht në mbarë botën. Seritë e sondazheve të bëra në dimrin e vitit 2004 treguan se në 16 nga 22 vendet e anketuara, një shumicë ose shumica e publikut thanë se Shtetet e Bashkuara kishin kryesisht një ndikim negativ në botë.
Ajo që zakonisht quhet “antiamerikanizëm”-shprehja e qëndrimeve negative ndaj Shteteve të Bashkuara – është përhapur shumë e gjerë, duke përfshirë në pjesë të botës ku publiku tregoi simpati të thellë me Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 Shtatorit. Ndjeshmëria e amerikanëve ndaj këtyre shprehjeve të mospëlqimit mund të thotë po aq për Amerikën sa edhe për pikëpamjet e të tjerëve për Shtetet e Bashkuara. Alexis de Tocqueville ka komentuar për këtë temë në mesin e shekullit të 19-të: “Amerikanët, në marrëdhëniet e tyre me të huajt, duken të “padurueshëm dhe të pangopur” nga lëvdata. Ata të ngacmojnë pandërprerë për të zhvatur lavdërime, dhe nëse i reziston lutjeve të tyre, ata bien në lavdërimin e vetvetes”. Rritja e pamohueshme e shprehjes së ndjenjave anti-amerikane jashtë vendit që nga viti 2002, ka çuar në ankth te shumë amerikanë. Nuk është e qartë, megjithatë, nëse këto ndjenja janë kryesisht një reagim ndaj administratës së Xhorxh Bushit dhe politikave të saj apo nëse ato rrjedhin nga burime më themelore. Si një mënyrë për të dalluar burimet themelore dhe kalimtare për anti-amerikanizmin, dëshiroj të filloj me një dallim midis mospëlqimit “çfarë është Amerika” dhe “ajo që bën Amerika”. Ky dallim do të çojë në temën time të parë kryesore, e cila është të dalloj mendimin, mosbesimin dhe paragjykimin. Tema ime e dytë kryesore sinjalizohet nga titulli i këtij leksioni: “Antiamerikanizmat në politikën botërore”. Argumenti im do të jetë se ne nuk mund ta kuptojmë antiamerikanizmin sikur të ishte një fenomen i vetëm, unitar. Përkundrazi, ekzistojnë disa lloje kryesore të antiamerikanizmit, të cilët kanë burime krejt të ndryshme dhe ndoshta edhe efekte të ndryshme.
Pjesa e tretë dhe i fundit e librit, nga vërejtjet e mia do të skicojë një argument rreth asaj që profesori Katzenstein dhe unë e quajmë “polivalencë” e shoqërisë amerikane. Në fund të fundit, ne e shohim “antiamerikanizmin” si të rrënjosur në amerikanizëm”. Sh.B.A.të, Shqipëria, Kosova dhe Rajoni. Sh.B.A.të kanë një rol të madh në zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Vitin tjetër janë 100 vjetori i vendosjes së marëdhënieve diplomatike me Sh.B.A.të. Pavarësisht të uljeve dhe ngritjeve të ndjenjave amerikane në cdo vend të botës, për PD-në, Lulzim Bashën, cdo demokrat dhe shqiptarë të ndershëm Sh.B.A.të dhe amerikanizmi kanë një rëndësi të vecantë si formim politik dhe në politikën shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu