Rusia avancon në Kursk, zënë në befasi ukrainasit

0

Prania e Ukrainës në rajonin rus të Kursk është përkeqësuar ndjeshëm, duke kërcënuar kështu të vetmen levë territoriale, të cilën Kievi po synonte ta përdorte ne negociatat e ardhshme me Rusinë.

Siç bëjnë të ditur blogerët ushtarakë, trupat ruse mësynë qytezën e Sudzhas të dielën, pasi forcat speciale përdorën një gazsjellës për të zënë në befasi njësitë ukrainase, si pjesë e një ofensive madhore për t’i dëbuar ato nga rajoni i Kurskut.

Siç thuhet, forcat speciale ecën përgjatë 15 km në brendësi të gazsjellësit dhe kaluan disa ditë atje para të mësynin zonën.

Sudzha është një nyje e rëndësishme e gazsjellësit që dikur çonte gazin natyror të Rusisë në sistemet e transmetimit të Ukrainës e që me vonë dërgoheshin në Europë.

Ushtarët ukrainas kanë pushtuar rreth 1 mijë e 300 km katrorë në rajonin rus të Kursk që prej gushtit të kaluar, por kontrolli po tkurret gjatë ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu